Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Rezarta Kapaj

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Rezarta Kapaj

Në këtë episod flas për një nga proceset më universale të jetës: plakjen. Por ndryshe nga çdo brez para nesh, ne jemi të parët në historinë e njerëzimit që po e sfidojmë atë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Pse plakemi? Si ndodh plakja në trupin dhe trurin tonë? A është vetëm pamja ajo që na bën të dukemi të vjetër, apo është diçka më e thellë? A mund të parandalohet, të ngadalësohet apo edhe të shtyhet plakja biologjike?

Ky nuk është thjesht një episod mbi rrudhat apo flokët e bardhë — por mbi kohën, jetën, dhe mënyrën si ne e shohim veten ndërsa vitet kalojnë.

Dëgjojeni dhe bashkohuni në këtë reflektim të thellë mbi trupin, mendjen dhe të ardhmen tonë.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, ABI Bank, TUMO, Globus Travel

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore