Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Ronela Hajatin

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Ronela Hajatin

Në këtë episod vjen Ronela Hajati, vajza e vetme e gazetarit Marash Hajati, dikur figurë emblematike në RTSH. Ajo e talentuar dhe rebele, por që në këtë episod vjen më nga afër, më e rritur sigurisht.

Ajo flet për vetminë që të sjell ndonjëherë edhe muzika, jeta si këngëtare, jo thjesht të qenit fëmijë i vetëm.

Ajo jeton ende me nënën e saj, edhe pse duket një shpirt i lirë dhe thotë se ka dëshirë të madhe për një familje, por që i duket sikur njerëzit nuk duan më. Kanë frikë t’i dorëzohen dashurisë.

Kështu, folëm me Ronelën për dashurinë, trishtimin, luftën dhe presionin që përballojnë gocat në botën e muzikës. Dhe asnjë nuk është imun nga opinioni i të tjerëve, nga dhimbja dhe paragjykimet. Këtë më bëri të kuptoj Ronela Hajati, të cilën e kam parë gjithmonë si një njeri moskokëçarës, por ja që njerëzit kanë shumë anë dhe ky podcast i ka qejf dritëhijet e personaliteteve të ndryshme që fton.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, ABI Bank, Eurosig, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore