Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Rozana Radin

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Rozana Radin

Me Rozanën u ritakuam pas 15 vitesh.

Atëherë unë i kisha bërë një intervistë për numrin e së shtunës në gazetë.
Që atëherë… ka ndodhur jeta.

Ky episod i ngjan më shumë një chati në WhatsApp; i sinqertë, i drejtpërdrejtë, i dalë një herë e mirë nga pasiguritë e rinisë, me një valixhe plot kujtime dhe përvojë të mbledhur rrugës.

Rozana Radi ka folur shumë në jetë. Madje duket sikur i ka thënë të gjitha. E kisha edhe unë atë merak: çfarë do të mbetet për t’u thënë sot?
Por prapë insistova ta bëja bisedën që kisha në mendje.
Dhe ndodhi ajo që prisja.
Dëgjojeni vetë.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga ABI Bank, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore