
Këtë të premte vjen një tjetër episod jete. Më intereson shumë të takoj shqiptarë që kanë bërë një jetë të pazakontë dhe ta tregojnë eksperiencën jetësore në një orë episod, si një film i dashur.
Kështu ndodhi edhe me të fundit, Zhani Cikon. "Uau çfarë aristokrati", doja t’ia vija titullin këtij episodi. Që nga familja, fraku i babait, nëna Evathia, një simbol emancipimi.
Rrugëtimi i profesorit Zhani Ciko, me martesën e vonë, arsyet simpatike dhe po aq rrethanore të këtij vendimi të marrë në Shqipërinë komuniste.
Ai sot 80 vjeç ka plot mësime e reflektime për jetën. Për çfarë s'duhet bërë dhe çfarë duhet bërë. Për pengje dhe për lumturinë e vërtetë.
I gjeni të gjitha në epsiod.
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, Credins (Smile), Eurosig, UBA, TUMO, Lajthiza
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore