Videopodcast

Çfarë kanë thënë të ftuarit e Mirës në podcast për gëzimin, pasurinë dhe dashurinë

Çfarë kanë thënë të ftuarit e Mirës në

Sa herë që mbyll një sezon, nuk e kam zakon të them frazën e famshme: “të shohim përpara”.

Preferoj të kthej kokën pas dhe të mendoj. Kam mësuar të jem më mirënjohëse dhe po aq të mësoj nga mësuesja më e mirë në botë: Përvoja.

Faleminderit shumë të gjithëve që i thanë “po” kësaj platforme edhe këtë sezon. Sollët tregimet tuaja, shpirtin dhe jetën tuaj para një kamere.

Faleminderit partnerëve besnikë e të vyer si Vodafone Albania, ABI Bank, Uji Lajthiza, Credins Bank, Universiteti Metropolitan, Globus Travel, Fashion Company, që kanë mbështetur gazetarinë e mirë – një platformë që nuk ka për qëllim sensacionin, por emocionin, jetën e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Faleminderit mijëra ndjekësve që janë kolona mbi të cilën mbahet ZëmeMirënPodcast

Ja kështu, duke e kthyer kokën pas, ndoshta ecim edhe më mirë përpara…

Tiranapost.al