YouPost

5 arsyet pse nuk besoj që hapja e shkollave do funksionojë!

5 arsyet pse nuk besoj që hapja e shkollave do funksionojë!

Sot më dërguan një link me opinionin e mësues së Ciklit të ulët për hapjen e shkollave në këtë kohë pandemie. Mu bë qejfi shumë që dëgjova nga goja e një mësuesje që i di më mirë se kush do kushtet që kanë fëmijët në shkollë. Unë jam një nënë që kam dy vajza, njëra do hidhet në klasën e tetë dhe tjetra në klasën e gjashtë. Jam shumë e shqetësuar sepse jam e SIGURT që masat dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësi nuk do të realizohen sepse:

1.Nuk ekzistojnë infrakturat në ndërtesat shkollore. Në qytetin tonë ka vetëm dy shkolla në të cilat bëhet mësim paradite (klasat 6-9)dhe mbasdite (klasat 1-5).Shkolla jonë ka më shumë se 1200 nxënës gjithsej dhe klasat kanë 30 - 37 nxënës.

2.Nuk do të kemi mësues. Duke ndarë nxënësit në turne do të duhen 2-3 herë më shumë mesues.... SIGURISHT më parë na duhet një MREKULLI që të kemi dyfishin e klasave të paktën.

3. Personeli i Higjienës (Pastrueset)
Shkollat gjithmonë ishin dhe janë në gjendje të mjerueshme nga ana e pastërtisë. Mendoni se tani do ndryshojë gjë me ndonjë shkop magjik si në përralla????

4.Ana ekonomike. Shkollat deri tani nuk kishin as ujë, as sapun, as letër higjienike. Ku do të gjenden vallë lekë për sapun, letra për të fshirë duart e për xhel dizinfektues?????

5. Mënyra e sjelljes së njerëzve.
Shteti njofton për masat e marra por njerëzit si nga pabesimi i Covid-19, si nga neglizhimi apo nga indiferenca
nuk i zbatojnë ato. Distancimi fizik nuk mbahet ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve të cilët mbajnë maskë e mbajnë në mjekërr. Kur njerëzit e mësipërm të cilët janë edhe prindër nuk i zbatojnë masat e marra si do të zbatohen nga fëmijët në shkollë.

SIGURISHT QË DUA TË HAPEN SHKOLLAT por me kushtet që kemi dhe në situatën që jemi BESOJ se mësimet nuk duhet të bëhen me pjesëmarrjen fizike të nxënësve. Vende të cilat janë më të përparuara se Shqipëria si në Sistemin Arsimor ashtu edhe në Sistemin Shëndetësor (p.sh Koreja e Jugut, SH.B.A) i hapën shkollat dhe i mbyllën përsëri. Arsyeja e mbylljes nuk ishte se nxënësit vetë ishin në gjendje të rëndë por transmetuan Covid-19 tek pjesëtarët e tjerë të familjes. Familja në Shqipëri nuk janë vetëm motrat, vëllezërit dhe prindërit por dhe gjyshërit për të cilët Covid-19 është i rrezikshëm për jetën e tyre. Si ka thënë dhe EINSTEIN "mirë është të mësojmë nga gabimet e të tjerëve".