YouPost

Dashuria nuk supozohet të të lëndojë!

Dashuria nuk supozohet të të lëndojë!

Cdo muaj lajme vrasjesh e dhunimesh. Cdo muaj gra të goditura, të përdhosura, të vrara në mes të ditës. Dhe ne reagojmë, reagojmë fuqishëm, na duket e papranueshme. E pa konceptueshme se si është e mundur që njeriu vret aq kollaj sojin e tij. I merr jetën aq lehtë njeriut me të cilin ndau shtratin e ngrohtë, ndanë kafshatën në sofër, së bashku i dhanë jetë nga jeta e tyre një fëmije.

Ne, familjet jo të prekura drejtpërdrejt nga këto lloj dhunimesh, mendojmë se janë raste të largëta, të lashta, të lëna pas me kohën e prapambetur. Por a mendojmë ndonjëherë mos vallë shenja të saj frymojnë në cdo familje shqiptare?! Se dhuna nuk prek vetëm zonat rurale apo fshatrat, por edhe qytetet? Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj dhunës. Dhuna sot ecën nëpër rrugët e lagjes sonë, lotët shihen nëpër zyra, shkolla, e cdo ambient. Vrasja e partneres nuk ndodhi “tak-fap”, sa hap e mbyll sytë, brenda një sekondi. Rrënjët e saj shkojnë thellë në krejt procesin e rritjes së atij njeriu.

Vrasja nuk justifikohet me "ju errësuan sytë" “një cast është”. Njëkohesisht vrasja nuk eliminohet nqs dënohet vetem akti i vrasjes, apo marrja e jetës. Vrasja është kulmi më i lartë i dhunimit, por para saj ka patur vrasje më të vogla.

Ndaj kur themi: “Stop dhunës!” duhet të nënkuptojmë:

Mos jini superior ndaj partneres suaj!

Mos e kërcënoni atë duke treguar forcën apo ndarjen!

Mos ja ngrini zërin bashkëshortes ndërsa atë ta ndaloni të reagojë mbrapsht.

Nëna!

Mos i këshilloni vajzat: Kujdes bijë e nënës, mos e zgjat shumë se e shtyn burrin në humbje kontrolli! Mos i rritni vajzat duke i ngulitur në nenvetëdijen e saj idenë  se sa më e urtë dhe e dëgjueshme të jesh aq më mirë shkon me familjen. Përkundrazi, jepini forcë të jenë të vendosura, krenare, me besim në vetvete, të lexuara dhë të Vërteta! Dhe po, mësojini urtësinë, butësinë, qetësinë, ama të dyjave gjinive, për hir të Zotit, apo virtytit pë rata që nuk njohin Zot, por jo për hir të Frikës.

Nëna!

Mos i rrisni djemtë me iluzionin sikur të jenë princa. Vetëm sot nuk ka princa e princesha në kështjella, por Hirushe që luftojnë për të pasur një cati mbi kokë.

Mos u gëzoni kur gruaja i rri në këmbë djalit tuaj dhe thotë vec: "si urdhëron, po. Si të thuash ti". Mos jetoni jetën me dy standarte.

Gra të dashura!

Mos e justifikoni burrin kur nuk ju lejon të shkoni atje ku duhet të shkoni nën justifikimin "kështu janë burrat", mos e justifikoni xhelozinë e tepërt aq sa të kthehet në makth bashkëshortor!

Mos u gëzoni kur një burrë e ul dhe e ofendon gruan e tij me justifikimin " e meritoi se foli gabim”, apo, “nuk i rrin goja asaj, si të flasësh të pret dajaku". Kur bie burri në gabim, pse nuk qëndroni koherente, por fajësoni sërish gruan: "sa turp ja ktheu burrit".

Baballarë!

Mos guxoni të ngrini zërin mbi nënën e bijës dhe birit tuaj!

Ajo nuk është pronë e juaja, as shërbëtore, as ushtare dhe ju jeni gjenerali. Ajo është bashkëudhëtare me të njëjtin status si ju. Është dora që ju ngren në uljet gjatë jetës, është prehri i ngrohtë, është mbështetja juaj në ditë të vështira!

Bashkëshortë dhe bashkëshorte!

Mos toleroni asnjë vendim të marrë në familje pa konsensusin mes njëri-tjetrit.

Mos pranoni asnjë ofendim, përqeshje apo ulje të sho-shoqit vecmas apo në prani të të tjerëve!

Mos përdorni kurrë fjalën: Boll! Mbylle! Mos flisni në mënyrë urdhërore!

Mos e privoni njëri tjetrin nga dëshirat apo ëndrrat e tij nën justifikimin se kam të drejteë të të ndaloj. Bëhuni burim të së mirës, mbështëtjes dhe suportit dhe jo pengesës dhe barrës!

Kthejuni Zotit, mësojeni fenë tuaj ashtu sic ajo fe është: E Drejtë.

Fe e cila të fton drejt shërimit dhe dashurisë, të ndalon të lëndosh apo ti hysh në hak tjetrit.

Gjeja më e shtrenjtë që Zoti i dha njeriut është : "Liria". E drejta për të zgjedhur dhe jetuar jetën sipas bindjes së tij, për ta besuar apo mohuar Zotin pa dhunë, për të jetuar e vdekur sipas caktimit teë Tij. Ndërkohë që Zoti nuk detyroi robin (krijesën e Tij) të veprojë jashtë dëshirës së tij, si mund ta bëje këtë njeriu mbi njeriun?! Por, edhe nëqoftëse nuk njihni Zot, njihni ligjin dhe të drejtat themelore të njeriut! Njihni njerëzllëkun!

Duhuni, dhuroni buzëqeshje njëri tjetrit, përkrahje, dashuri pa kushte, por në qoftëse nuk ja arrini mos ja vidhni buzëqeshjet, qetësinë shpirtërore njëri tjetrit.

Mos ja merrni jetën!  Bëni cdo gjë! Vec dhunën shpirterore dhe fizike mos e pranoni!

E bashkëshortët Zoti i urdhëroi: " Dhe kaloni jetë të mirë sëbashku".(Kuran)

Dashuria nuk supozohet të të lëndojë! Aq më shumë të të vrasë!

*Nga lexuesja e Tiranapost.al Brunilda Basha