Në shesh do të dukeni si në New York
Nga Stela Sallaku/Nuk e di për ju por unë mezi e prisja ta shihja sheshin Skënderbej të përfunduar. Për muaj të tërë kemi parë mjaft njerëz duke punuar aty ku i gjithë perimetri ishte i rrethuar dhe tabelat e mëdha nuk lejonin kuriozët të shihnin se ç’po bëhej.
U emocionova kur e pash sot! Mu duk sikur isha në Central Park dhe po prisja të shihja këndin dedikuar John Lennon “Imagine”. Çdo cep ishte ndryshe, diku një altar, disa stola pak më tutje, shkallë të larta që dukeshin sikur të ngjisnin deri tek Muzeu, pemë të mbjella , një shatërvan modern dhe mjaft detaje që s’munda ti shquaja menjëherë. Çdo vend ishte perfekt për foto, kishte dritën ideale të Diellit, hijen e pemëve, madhështinë e murit të lartë të altarit e shumë të tjera. I konceptuar për ti dhënë qytetit një tjetër pamje, atë që meriton vërtetë, njëkohësisht është në harmoni dhe me struktuat e ndërtesave rreth e qark tij duke plotësuar kështu mozaikun në zemër të kryeqytetit.
Estela Ujka
Estela Ujka dhe Erion Veliaj
Për blogger-et dhe modelet ka qënë stërmundim të gjenin vendin e preferuar për të bërë shkrepjen Londineze e cila do thyente rekordet e klikimeve dhe pëlqimeve në rrjetet sociale. Së fundmi mjaft fotografë kanë udhëtuar drejt Italisë, Parisit , New York-ut, Londrës dhe Tokios për të realizuar setin e ëndrrave. “Sa mirë do ishte të kishim një grimcë të tyre dhe në Tiranën energjike dhe dinamike” – thonë disa. Ja që sot janë bërë shumë foto të cilat duken sikur vijnë nga oborri i ndonjë pallati Konti apo Duke por janë pikërisht nga oborri i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, i quajtur ndryshe dhe Sheshi Skënderbej.
Anjeza Maja
Isli Islami
Alban Dudushi, Bieta Sulo dhe Kroi Art