Aktualitet

Agron Llakaj i revoltuar nga pamjet në Kakavijë: Tani bërtisni… Jam krenar që jam shqiptar

Agron Llakaj i revoltuar nga pamjet në Kakavijë: Tani

Kaosi i krijuar në pikën kufitare me Greqinë, Kakavijë shkaktoi sot reagime të shumta në rrjet. Testi i koronavirusit që po kryehet nga mjekët, grekë, kufizimi i orareve por dhe rregullat e reja nga e diela bënë që shumë shqiptarë prej 3 ditësh të prisnin në radhë brenda makinave të tyre.

Për situatën e ndodhur, e cila tashmë pritet të normalizohet për shkak të shtimit të mjekëve nga pala greke, ka reaguar i revoltuar Agron Llakaj. Në një postim në rrjetet sociale Agron Llakaj thtoë se është e turpshme një situatë e tillë që ndodh çdo vit me shqiptarët dhe jo vetëm sot.

Aktori u bën thirrje emigrantëve të mos i harrojnë ato pamje pasi do të vijë dita, kur politikanët do iu kërkojnë votën dhe iu shtrihen nën këmbë!

Statusi i plotë i aktorit:

….” e kemi fatin,shprese dhe marrezi ….,na jep nje engjell te na mbroje o Zot !”…,kjo eshte pamja e jone nga viti ne vit…,ne pritje e pritje e pritje…,ne radhe e ne radhe e ne radhe….,me dite e nete te tera…,i nxehti pervelues, mungesa e kushteve me minimale njerezore!”Vijnë emigrantet dhe gdhihen ne radhe, bir o Edi Rama ,ke te qaj me pare!

Radhe kilometrike ne pritje pa zgjidhje….,po ky eshte krím more njerez…., ,e perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?! …hajde radha !!!Turp! Turp ! Turp Edi Rama !Edhe ju vellezer dhe motra bashke me femije mos i harroni keto dite….,pas 6 muajsh aty ne greqi do i keni,do tju shtrihen nen kembe per ate te shkrete vote …,por nqs do i harroni keto dite harram e paci ! Tani bertisni…” jam krenar qe jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoft !!!

Agron Llakaj i revoltuar nga pamjet në Kakavijë: Tani