Aktualitet

Po shtohet numri i mjekëve në Kakavijë, MEPJ: Mund të hiqet bërja e tamponit nga pala greke

Po shtohet numri i mjekëve në Kakavijë, MEPJ: Mund të hiqet

Ministria e Jashtme, pas tre ditësh kaosi me qindra qytetarë shqiptarë që kanë kalaur natën brenda në makinë dhe në mungesë të ujit e ushqimeve të bllokuar në makinë, ka reaguar ministria e Jashtme. Bëhet me dije se do të shtohen mjekët të cilët po u bëjnë tamponin qytetarëve si masë kundër përhapjes së koronavirusit.

Përmes deklaratës zyrtare, MEPJ thotë se pas kontaktit me palën greke, do të merren masa të tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

"Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa të tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit. Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën", njofton Ministria.

Pas ministrisë s? Jashtme ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj: 

Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek ???? kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese.

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta.

 

Kujtojmë se nga dita e diel, qytetarët shqitparë që kalojnë kufirin për të shkuar në Greqi duhet të tregojnë testin e koronavirusit, që duhet të jetë kryer brenda 72 orësh. Aktualisht kufiri është i hapur nga ora 6 mëngjesit deri në 10 të darkës. Kjo ka ndikuar në fluksin e madh me makina, që në pamjet dron tregojnë radhë kilometrike.