Ambasadorja Yuri Kim letër Ramës, Bashës dhe Kryemadhit: Mbani përgjegjësi për kandidatët që zgjidhni

Pasi Presidenti Meta u kërkoi partive politike takim për të caktuar datën e zgjedhjeve, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka një tjetër kërkesë: të mbajnë përgjegjësi për kandidatët, që të mos preken nga ligji i dekriminalizimit.
Një thirrje e ngjashme është bërë edhe në korrik nga ambasadorja përmes një statusi në Twtter, ndërsa tani mesazhi vjen përmes një letre drejtuar krerëve të partive kryesore politike në Shqipëri, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Ajo shkruan se përgjegjësia për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë është vetëm e kryetarëve të partive.
“Në 22 korrik ne nënvizuam publikisht se liderët e partive politike mbajnë përgjegjësi për kandidatët e tyre.
Ndërkohë që partitë tuaja po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, duhet të sigurohemi që ato të bëhen sipas ligjeve të vendit tuaj.
Ne inkurajojnë të gjithë partitë politike të përzgjedhin kandidatët dhe të nominojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.
Edhe pse përgjegjësia për të shkuarën kriminale është personale, liderët e partive politike duhet të verifikojnë deklaratat e tyre.
Ligji i dekriminalizimit thotë se individët me rekorde kriminale nuk duhet të mbajnë poste publike , apo të zgjidhen”, thuhet në letrën e Yuri Kim.