Aktualitet

Arrestohet në Dubai për trafik droge Eldi Dizdari (Kërkohej edhe për vrasjen e 4 tetorit në ish-Bllok)

Arrestohet në Dubai për trafik droge Eldi Dizdari (Kërkohej edhe

Eldi Dizdari është një nga personat e arrestuar në Dubai nga operacioni ndërkombëtar i drogës, i finalizuar në disa shtete. I njohur ndryshe edhe si Denis Matoshi, emri i tij është i njohur për drejtësinë shqiptare si një nga personat e përfshirë në vrasjen e 4 tetorit të 2018-s në ish-Bllok.

Pas masakrës së “ish-Bllokut”, Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli në kërkim biznesmenin Eldi Dizdari (Denis Matoshi), me dyshimet se kishte mosmarrëveshje me biznesmenin Ervin Mata për pazare droge dhe kjo ka çuar në përplasjen mes tyre.

Ngjarja e 4 tetorit 2018:

Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata. Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Tawer”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërisht pas, duke u futur në lokal “Monopol”.

Ndërkohë Dizdari nuk ka qënë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende.

Për të sqaruar çështjen u fut në mes Ervis Martinaj, një nga dy personat që mbetën të plagosur nga përplasja me armë në lokalin “Monopol” në Bllok. Nga konflikti mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

Dizdari është kushëriri i Arbër Çekajt, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, i cili u dënua me 14 vite burg dy ditë më parë, pasi në një prej kontenierëve të kamionëve të tij u gjetën 613 kilogramë kokainë.

Lexo më shumë: