Jam prapë kampion! Ish-ministri Tahiri i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për drejtësinë dhe kanabisin

“Jam prapë kampion”, me këtë shprehje e mbylli bisedën e tij me gazetarët ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi mori vendimin e Apelit se çështja e tij do të rigjykohet nga e para. Kjo deklaratë e tij ishte si përgjigje për gazetaren që ju drejtua: “Keni qenë cilësuar dikur si ministri kampion?”.
I pyetur mbi shqetësimin e prokurorit të përgjithshëm për rritjen e kultivimit të kanabisit aktualisht, Tahiri tha: “Unë kam luftuar më shumë se të gjithë ata të tjerët të marrë bashkë'. Pikëpyetja e vetme sot në reflektim sipas tij është nëse "duhet të ishim transparent aq sa duhet me atë që bënim deri në çdo bimë apo mund ti fshihnim dhe ju nuk merrnit vesh gjë dhe për rrjedhojë nuk kishte as debat. Unë zgjodha rrugën që të thosha të vërtetën".
A është kjo një akuzë për drejtuesit aktualë?
"Jo, nuk po nënkuptoj asgjë, do të ketë një kohë që të flas edhe politikisht. Është e qartë si drita e diellit që me këtë zvarritje, drejtësia s’është më drejtësi. Duhet të shoh vendimin. Unë si ministër i çoja çdo javë një shkresë Presidentit me emra gjyqtarësh që kishin shkelur ligjin, e bëja publikisht jo nën rogoz. Nuk kam bërë asnjë lloj kompromisi. Unë në këmbë do jem prapë, i lirë apo jo”.
Lexo me shume: