Aktualitet

Nuk hapet sot kufiri me Greqinë! Ende asnjë plan

Nuk hapet sot kufiri me Greqinë! Ende asnjë plan

Ndryshe nga sa u raportua pak ditë më parë, Greqia nuk i hap sot kufijtë me Shqipërinë. Urdhri për mbylljen e kufijve u dha nga zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, për shkak të mosmenaxhimit të situatës së pandemisë në Shqipëri.

Ndërsa guvernatori i Epirit, rajoni i cili kufizohet me Shqipërinë, propozoi një plan për hapjen e kufijve tokësorë me Kakavijën, Mertzianin dhe Mavromatioun, në portin e Janinë dhe të Igumenicës, duke vendosur për udhëtarët nga Shqipëria kabinete speciale kontrolli. Plan i cili u hodh poshtë nga kabineti qeveritar.

Ndërkohë ende nuk dihet se deri kur do të zgjasë ky kufizim. Momentalisht lejohen të kalojnë vetëm udhëtarët nga Greqia për në Shqipëri.

Lexo më shumë: