Aktualitet

Zv. Ministri grek nga Janina: Kufijtë tokësorë me Shqipërinë nuk hapen!

Zv. Ministri grek nga Janina: Kufijtë tokësorë me

Zv.ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi ka thënë sot nga Janina se kufijtë tokësorë grekë me Shqipërinë nuk hapen, dhe nuk dha një datë se kur mund të ndodhë.

Nikos Hardalias ka thënë: Po punojmë shumë që të zbatohen protokollet në të gjitha portat hyrëse, që të kemi një kontroll edhe më të sigurt. Por kur vjen puna tek shëndetit publik, nuk do të bëjmë lëshime. Ne duam të hapim turizmin ekonominë por kjo nuk mund të vendoset si përparësi ndaj shëndetit të qytetarëve tanë. Ne dëshirojmë që udhëtarët të jenë të sigurt dhe po aq të sigurt sa popullata greke që do t'i mirëpresë ata.

Ai tha se edhe në Aeroport do të ketë anëtarë të Forcave të Armatosura për të kryer kontrolle. Në momentin që do të vendoset hapja e kufijve tokësorë, do të vendoset dhe rregulli i testimit ndaj koronavirusit.

Ndërkaq, nga 1 korriku Greqia rihap fluturimet për turistët nga BE, ndërsa turistët nga këto vende nuk do lejohen:

Britania, Suedia, SHBA, Rusia, Izraeli, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Maqedonia e Veriut.

Të gjithë udhëtarët që do duan të shkojnë në Greqi do të plotësojnë një formular të veçantë elektronik paraprak. Do kryhen gjithashtu testet e marrjes së mostrave të tamponit dhe ata që do të rezultojnë pozitiv do karantinohen për 14 ditë.