Pse pritët protestën të ndërhynit zoti Rama?! Dhe përgjigjia e kryeministrit

Edi Rama vijon komunikimin herë pas herë në Facebook duke zgjedhur pyetje nga të cilat merr ngacmime, si kjo pyetje e drejtë e këtij komentuesit qe thotë:
“Me kujtohet ai rasti kur ra termeti dhe ndihma po shkonin per familje ne nevoje, njeri prej tyre po vidhte ndihmat dhe policia e gjeti dhe e denoi. Ne fatkeqsi humanizmi eshte me e pakta qe mund te bejme.
Njesoj edhe sot, ne fatkeqsi humanizmi eshte me e pakta, por per ju dehen 4 dite proteste qe te beni levizjen me te vogel dhe akoma do shohim cdo te beni. Ju jeni njesoj si ai qe vidhte ne ate moment, por me ju nuk ka kush ju denon se keni zaptuar cdo gje dhe fuqia e popullit eshte e vogel para madheshtise se vjedhjes dhe arrogances tuaj.
Shqiperia nuk eshte me e Shqiptareve por slogan i historise se rilindasve se tere rinia jashte, truri i nje kombi energjia e nje kombi, dija e nje kombi iken, vazhdoni ju se do korrni atë qe keni bere mes nesh.”
Kryeministri përgjigjet:
“Sa per ate proteste nderkohe qe tere Europa, perfshire edhe Shqiperine, perballet me pasojat e para fare te nje lufte, jo 4 dite po 4 muaj apo 4 vjet te vazhdoje asgje nuk do kisha bere dhe s'kam pritur ata qe shajne e ulerijne as per te mbrojtur familjen tende nga rritja e cmimit te energjise dhe as per t'ju thene te tereve se brenda javes, domethene sot do te kemi skenaret e perballimit te ketyre pasojave! Sa per fuqine e popullit, une jam ne kete detyre pikerisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen qe shan, mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim per vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit qe cdo gje dhe cdo njeri e lidh me vjedhjen, nderkohe qe po te ishte per te vjedhur mbante te tjere ketu ne vendin tim fuqia e popullit! Jo mor jo, do s'do kjo pakice e cartur, nuk jane te tere hajdute dhe nuk jane te tere sharlatane, po ka edhe ndryshe, keshtu qe vazhdoni protesten tani se une kam detyre te mbroj popullin nga pasojat e luftes, jo ata qe flasin percart ne emer te tij!”
Sot protestat futen në ditën e 4-tërt. Gjithçka nisi nga rritja brenda natës e çmimit të naftës, e pasuar nga deklarata e ministres së Transporteve: Kurseni naftën, mos e përdorni makinën për të blerë cigare dhe bukë tha ajo.
Pas protestave kryeministri thirri urgjent një mbledhje ku u vendos ndërhyrja me Paketën e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet, e cila sipas Kryeministrit merr formë përfundimtare.
Ndërkaq çmimet po rriten në mënyrë abuzive në treg, dhe revolta e qytetarëve vijon për çmimet e produkteve.
Erjon Braçe sot e nisi ditën me një pyetje drejtuar drejtueses së kompanisë së vajit Floriol në lidhje me rritjen e ‘llahtarshme’ të çmimit të vajit Floriol, nga 145 lekë për litër 25 ditë më parë në 320- 345 lekë për litër deri dje.