Aktualitet

Të bllokuar në kufirin e grekëve! Shumica e qytetarëve nuk e dinin se duhej bërë testi i virusit para udhëtimit

Të bllokuar në kufirin e grekëve! Shumica e qytetarëve nuk e

U futën pa testet e Covid-19 dhe pala greke i la në kufi. Shumica e udhëtarëve thonë se nuk e dinin se duhej të bëhej një test para udhëtimit. Në kushtet kur radhët janë bërë kilometrike dhe udhëtarët nga Shqipëria e kanë bërë këtë gabim, ka vetëm një mundësi; që të shtohen kapacitetet e bërjes së testimeve.

Nga Tirana nuk ka patur ende një vendim si e kur do ndërhyhet për të zgjidhur këtë situatë qoftë kjo edhe përgjegjësi individuale. Problemi është aty në kufi, dhe kërkon në kushtet e pandemisë tjetër qasje e solidaritet. Pala greke po punon edhe sot si dje pa përforcime.

Udhëtarët s’mund as të ecin as të kthehen për shkak të trafikut ndërsa një mundësi do të ishte dërgimi në kufi me teste nga Shqipëria. Mbetet për t’u parë gjatë ditës.