Aktualitet

Debati për gruan me perçe në Lalëz, Iva Tiço replikon me shkrimtaren Diana Çuli

Tiço mendon totalisht ndryshe nga shkrimtarja Çuli, duke thënë se asnjë grua nuk është e detyruar të mbulohet dhe se veli është në zgjedhjen e tyre, se lumturia mund të jetë edhe poshtë perçes, sikundër mund të mos jetë tek vajzat me bikini braziliane.

Shkrimtarja Diana Çuli, dje në blogun e saj në Tiranapost.al postoi një shkrim që gjithmonë ha debat. Një shkrim që siç edhe shkrimtarja Çuli kujdesej të thoshte se duhet të debatonim dhe të flisnim për këtë temë pa komplekse. Pikënisja e shkrimit të Çulit ishte një shkrim i gazetarit Mentor Kikia, i cili ditë më parë publikoi dy foto me një shënim në facebook. Ishte një reagim i fortë i gazetarit Kikia, që e quante të dhunshme , të padrejtë, të pamoralshme, madje përcëlluese që dy gratë që duken në foto të mbuluara në një çadër tipike si ato të ushtrisë, pesë metra larg detit, duke kundruar burrin i cili lahej në det si gjithë të tjerët.

mentor kikia

Në të njëjtën frymë ka qenë edhe shkrimi i Diana Çulit, e cila duke u kthyer pas në histori, deri tek Muhamedi, shpjegonte arsyet që shumë mund t’i dinë por ka dhe nga ata që historia e mbulimit të gruas është një e panjohur.

Çuli në komentin e saj është kundër mbulimit të gruas, nuk e shikon këtë si një e drejtë e barabartë me burrat, madje me kurajë ajo shkruan se në këtë pikë Islami nuk ka mundur të avancojë (për më shumë lexo shkrimin e Diana Çulit, kliko tek ky link: http://tiranapost.al/per-grate-e-mbuluara-qe-kane-vape-si-ne/)

Gazetarja Iva Tiço e cila për hir të së vërtetës ka një blog në Tiranapost.al, që nuk besojmë të jetë edhe aq i aprovuar tek gratë e mbuluara apo tek burrat dhe familjarët e tyre, kjo pasi blogu i gazetares Tiço është me histori beqaresh, partnerë, gjithçka që ndodh jashtë kornizave të familjes në fakt. Por replika që ajo ka bërë sot me Diana Çulin na ka befasuar dhe me gjasë do fitojë simpatinë e atyre që e predikojnë fenë islame. Tiço mendon totalisht ndryshe nga shkrimtarja Çuli, duke thënë se asnjë grua nuk është e detyruar të mbulohet dhe se veli është në zgjedhjen e tyre, se lumturia mund të jetë edhe poshtë perçes, sikundër mund të mos jetë tek vajzat me bikini braziliane.

Reagimi i gazetares Tiço.

Do isha shume dakort me Diana Culin dhe Mentor Kikine nese ndonjeri prej tyre do kishte pergjigje per pyetjen: a eshte e lumtur besimtarja dhe e bija, qe ndryshe nga ne kane zgjedhur per hir te besimit te tyre te jene te mbuluara, edhe ne plazh. Perpara se t'u qajme hallin dhe ta mendojme ushtrimin e fese si dicka mesjetare, a mos duhet te shohim dhe pikepamjen e tyre? Ndoshta ne ju qajme hallin, nderkohe qe brenda asaj cadre dhe te izoluara nga shikimet e te tjereve, ato mund te jene edhe me te lumtura sesa ne qe shijojme detin me bikini me prerje braziliane... Perpara se te mendoj qe nje grua me shami eshte e shtypur nga burri, mendoj se ajo eshte zgjedhja e saj, siç me ka rrefyer shume vite me pare nje zonje e tille qe kam intervistuar. Shkova atehere tek ajo me idene qe do gjeja nje grua qe i mungonin shume gjera dhe gjeta nje femer te emancipuar, qe nen shami kishte arritur gjithcka qe donte ne jete dhe ne ndryshim nga une kishte dhe lumturine qe te fal besimi. Ndaj dhe ne kete rast nuk me duket se ka ndonje gje per debat: gjithkush ka te drejte te ndjeke lumturine e vet. Nese dikush e gjen nen perce dhe cader te izoluar, pune per te, per aq kohe sa nuk me detyron dhe mua te bej ashtu./ Copyright Tiranapost.al

iva tico