Kosova

Kosova me histori të shkurtër në Lojërat Olimpike, por që tani i ka dy medalje të arta

Xhudoja është sporti që ka "nderuar" Kosovën në atletikën ndërkombëtare

Kosova me histori të shkurtër në Lojërat Olimpike, por

Xhudistja e përfaqësueses së Kosovës, Distria Krasniqi ka fituar ditën e sotme Medialen e Artë në disiplinën e saj në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020, një triumf i veçantë për shtetin e vogël ballkanik që përfaqësohet me 11 sportisë në këtë eveniment.

Për shkak të pavarësimit të vonë të shtetit të Kosovës, Lojërat e Tokyo 2020 janë vetëm të dytat në historinë e saj kur merr pjesë veçmas nga Jugosllavia apo Serbia.

Edhe në vitin 2016, Kosova arriti të merrte një medalja të artë në Rio de Janeiro, në po të njëjtin sport, kur Majlinda Klemendi fitonte në xhudo për peshat 52 kg.

Për krahasim Shqipëria nuk ka fituar asnjë medalje të artë ndonëse ka marrë pjesë në 9 Lojëra Olimpike, për herë të parë në vitin 1972 dhe më pas në çdo kompeticion duke filluar nga viti 1992.

Tiranapost.al