Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda shqipfolëse e drogës/ Arrestime nga Vlora në Dubai dhe kapen 4 ton kokainë

Shkatërrohet banda shqipfolëse e drogës/ Arrestime nga Vlora

Pas një hetimi që zgjati prej 5 vitesh, u arrit që të shkatërrohej një kartelë shqipfolës i kokainës në Europë, me arrestimin e 20 personave. Gjatë këtij hetimi janë kapur 4 ton kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro.

Në këtë kartel droge i quajtur "Kompania Bello" 5 nga të arrestuarit janë kapur në Shqipëri. Më konkretisht mësohet janë arrestuar Gentjan Manaj në Tiranë, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro në Vlorë, Rexhino Ibrahimi  në Durrës, Vladimir Lesaj në Lezhë, ndërkohë që Eldi Dizdari, i cili është arrestuar në Dubai.

Media italiane raporton se, si rezultat i këtij veprimi të përbashkët, u arrestuan 20 persona: në Itali (5), Hollandë (2), Gjermani (2), Greqi (2), Rumani (1), Hungari (1), Spanjë (1), Shqipëri (5) dhe Emirati i Dubait (1). Të dyshuarit janë vendosur në paraburgim për trafik ndërkombëtar të substancave narkotike, mbajtje dhe shpërndarje të paligjshme të drogës dhe sulmeve brutale, përfshirë vrasjen. Këto arrestime ndjekin ato të 84 anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal në fillim të hetimeve në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

Shkatërrohet banda shqipfolëse e drogës/ Arrestime nga Vlora

Ky operacion konsiderohet si më i madhi i këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqipfolës dhe është rezultat i një Ekipi të Përbashkët Hetimor me pjesëmarrjen e Italisë dhe Holandës, në të cilin palët kanë punuar ngushtë së bashku për pesë vjet.

Operacioni i cili udhëhiqej nga Italia, u zhvillua nga mëngjesi i 15 shtatorit, kur qindra oficerë policie, përfshirë ekipet speciale të ndërhyrjes dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokurorët dhe oficerët e hetimit, me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, kryen sulme të koordinuara kundër anëtarëve të kësaj sindikate shumë profesionale kriminale.

Shkatërrohet banda shqipfolëse e drogës/ Arrestime nga Vlora

Si funksiononte grupi?

Për vite me radhë importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin të ndarë, nga shitësit me shumicë te bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Ato kontrollonin të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës - një shtetas shqiptar 40-vjeçar i identifikuar si Dritan Rexhepi me qendër në Ekuador , negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës dhe, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Italia, Holanda dhe Shqipëria, organizuan shpërndarjen në të gjithë Evropën.

Si pastronin paratë?

Kriminelët pastronin paratë e tyre me një skemë të mirëmenduar. Ato sillnin lekët nëpërmjet një sistemi të remitancave. Nëpërmjet pikave të transferimit të parave, ato dërgonin paratë në këto agjenci në vende të caktuara. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Kështu ato nuk linin asnjë gjurmë të dyshimtë, duke pastruar kështu miliona euro përmes këtij sistemi.