Lajme nga Bota

Pasi Rusia tha se vaksina e Covid do jetë gati nga ky muaj, vjen akuza nga OBSH

Pasi Rusia tha se vaksina e Covid do jetë gati nga ky muaj, vjen akuza nga

Pasi Rusia deklaroi se do ta kenë gati vaksinën këtë muaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) reagon si për të deklaruar se kjo është e pamundur. Pavarësisht se nuk ka asnjë informacion lidhur me zhvillimin e vaksinës që ka në dorë Rusia, OBSH kërkon që të ndjekë udhëzimet e përcaktuara për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive.

Rusia tha të hënën se synon të nisë prodhimin në masë të një vaksine në shtator dhe do të zgjerojë prodhimin në "disa milionë" doza në muaj, brenda vitit të ardhshëm, raporton Reuters.

OBSH-ja deklaroi se të gjitha kompanitë kandidate për prodhimin e vaksinave duhet të kalojnë fazat e plota të testimit para se të fillojnë prodhimin.

"Ka praktika të vendosura dhe ka udhëzime për këtë", u tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, gazetarëve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Shkencëtarët në Perëndim kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë e zhvillimit të vaksinave ruse, duke sugjeruar që studiuesit mund të jenë nën presionin e autoriteteve për të ofruar një zgjidhje sa më shpejt.

Ndërkohë, OBSH paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-19.