Lajme nga Bota

Rusia ka thuajse gati vaksinën e Covid, Putin: E ka provuar edhe një prej vajzave të mia

Rusia ka thuajse gati vaksinën e Covid, Putin: E ka provuar edhe një

Rusia do të ketë e para vaksinën kundër Covid, për çështje ditësh. Lajmi u dha nga Presidenti rus Vladimir Putin në televizionin shtetëror, i cili njoftoi se u regjistrua vaksina e krijuar nga Instituti Gamaleya me seli në Moskë.

Duke folur në një telekonferencë me ministrat e kabinetit të tij, Putin tha se vaksina i kishte kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme. Madje ai tha se njëra prej vajzave të tij e ka marrë vaksinën, pasi kishte pasur pak temperaturë, por tani ndihej më mirë.

Putin tha se vaksina ka rreth 2 muaj që testohet tek njerëzit dhe ka kaluar të gjitha kriteret e përcaktuara. Vendi ka në plan të nisë vaksinimin e popullsisë kundër Covid në tetor.

Ndërkohë Presidenti i Filipineve, Rodrigue Duterte pranoi ofertën e Rusisë për vaksinën kundër Covid-19, duke dalë vullnetar për të qenë të parët që e testojnë atë.

Rusia ka thuajse gati vaksinën e Covid, Putin: E ka provuar edhe një

“Kur vaksina të jetë gati, do ta provoj në publik. Eksperimentoni mbi mua në fillim, nuk është problem për mua”, tha Presidenti Duterte të hënën.

Rusia nuk ka publikuar asnjë të dhënë shkencore mbi testimet për vaksinën në kohën kur shumë shtete janë në garë për nxjerrjen e një vaksine, gjë që ka nxitur kritikat e ekspertëve të huaj. Rreth 100 vaksina në të gjithë botën janë duke u zhvilluar, disa prej të cilave janë testuar.