Lajme nga Bota

Situata horror në Bejrut! Mbi 3000 të plagosur nga shpërthimet, po kërkohet ende për viktimat

Situata horror në Bejrut! Mbi 3000 të plagosur nga shpërthimet,

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga dy shpërthimet në Bejrut, ndërsa më shumë se 3000 persona kanë mbetur të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ende nuk dihet se cfarë i shkaktoi shpërthimet në portin e kryeqytetit libanez, në depon ku mbaheshin eksplozivë. Zyrtarët dyshojnë më shumë për një incident, sesa një veprim të qëllimshëm.

Situata horror në Bejrut! Mbi 3000 të plagosur nga shpërthimet,

Spitalet janë të tejmbushur nga të lënduarit, ndërsa shumë ndërtesa janë shkatërruar.


Kryeministri Hassan Diab e quajti ngjarjen një katastrofë dhe tha që ata që janë përgjegjës do mbajnë përgjegjësi. Ai foli rreth një "depoje të rrezikshme", e cila kishte qenë atje që nga viti 2014, por tha se nuk mund t’i paraprinte hetimeve duke bërë ndonjë deklaratë. Ai e shpalli të mërkurën një ditë zie kombëtare.

Situata horror në Bejrut! Mbi 3000 të plagosur nga shpërthimet,

Sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian, u vra në shpërthimin e fuqishëm të së martës. Najarian ishte në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. Ai vdiq si pasojë e plagëve të rënda që mori në trup.

Situata horror në Bejrut! Mbi 3000 të plagosur nga shpërthimet,

Mediat lokale tregojnë se njerëzit kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa imazhet tregojnë njerëzit e gjakosur, rrugët dhe ndërtesat e shkatërruara.

Situata horror në Bejrut! Mbi 3000 të plagosur nga shpërthimet,

"Të gjitha ndërtesat përreth janë shembur. Unë po eci nëpër xham dhe ka mbetje nga ndërtesat e shembura kudo", tha një dëshmitar pranë portit për agjencinë e lajmeve AFP.

Shpërthimi u ndje 240 km larg në ishullin e Qipros.

Situata horror në Bejrut! Mbi 3000 të plagosur nga shpërthimet,

Shpërthimi vjen në një kohë kur Libani po përballej me një krizë ekonomike. Tensionet janë gjithashtu të larta përpara verdiktit të së premtes në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në 2005./ Burimi BBC