Vetëm #Shqipëriajonë mund të ketë plazh në ‘Livadh’
E Mërkurë 17 Qershor 2020, 12:10
TiranaPost
Livadhi është plazhi me më shumë hapësirë në jugun e Shqipërisë, ndoshta ndaj e quajnë edhe “Livadh” dhe meqë ka hapësirë është ideali për të pushuar teksa ruan distancën fizike.
Lexuesi i Tiranapost, Albani sugjeroi për #Shqipëriajonë këtë plazh në të cilin ka realizuar edhe video e foto.
Si shkohet atje?
Përmes dy rrugëve. Njëra është ajo nga qafa e Llogarasë. Një rrugë pak e gjatë, por që ia vlen për të shkelur parajsën. Tjetra është nga porti i Himarës.
Po për të fjetur e për të ngrënë?
Disa nga hotelet më luksoze janë pozicionuar aty, mes të tjerëve edhe Miamar.
E nëse s`ta mban xhepi luksin, rreth e rrotull Livadhit ka mundësi të tjera.
Falë #Shqipëriajonë ke një ide më shumë.
Pushime të bukura!
Lexo më shumë: