Shqiptarët në botë

Greqia merr një tjetër vendim të rëndësishëm për emigrantët shqiptarë

Greqia merr një tjetër vendim të rëndësishëm

Pas vendimit të Ministrisë së Jashtme greke për të shtyrë afatin e vlefshmërisë së pasaportave të skaduara të shqiptarëve në Greqi deri në datën 31 dhjetor, një tjetër vendim më rëndësi është marrë: Deri në fund dhjetori emigrantëve shqiptarë nuk do tu kërkohet leje kalimi në rast udhëtimi për në Shqipëri.

Ky lajm është bërë me dije nga ministria e Jashtme Shqiptare. Në deklaratën e postuar edhe në rrjetet sociale, ministrja e Jashtme jep sqarimin si më poshtë:

'Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor 2020, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020. Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore'.

'Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri'.

Këto zhvillime vijnë pas situatës së krijuar në Kakavijë, ku mijëra emigrantë shqiptarë u bllokuan në radhët e gjata duke pritur kalimin në kufi. Pas pesë ditësh, situata u normalizua.