Shqiptarët në botë

Një nga shqiptarët e bllokuar në kufi: Dua të shkoj tek familja. Askush nuk na kthen përgjigje!

Një nga shqiptarët e bllokuar në kufi: Dua të shkoj tek

Mhill Steaj është një prej emigrantëve i cili nga e premtja në orën 16:00 kur u lejua nga shteti grek të kalonte kufirin, po qëndron i bllokuar në doganën e Kapshticës. Bashkë me të janë dhe 49 persona të tjerë, mes tyre grad he fëmijë të cilët kanë kaluar natën jashtë mes të ftohtit, shiut dhe dëborës. Ata nuk kanë marrë autorizimin nga konsullata, por Steaj thotë se ka kontaktuar me ambasadën shqiptare në Greqi dhe me konsullatën por askush nuk i ka kthyer përgjigje.

Kam familjen time në Shqipëri, askush nuk na kthe përgjigje. Dua të rri pranë familjes, thotë Steaj në lidhje telefonike me News 24.

Mhill Steaj:

Kemi që ditën e premte në orën 16:00.Ka gra, të moshuar, në përgjithësi nuk ka fëmijë.

Jemi emigrantë, jemi me leje qëndrimi greke, po kemi familjen në Shqipëri. Në pikën doganore i kemi sqaruar policisë çfarë problemi kemi porn a thonë se kanë urdhër për të mos lejuar askënd, por vetëm ata që kanë autorizim nga Ministria e Jashtme për arsye pune apo urgjente lejohen të futen në territor. Ne i jemi drejtuar ambasadës dhe konsullatës shqiptare në Greqi dhe nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje.

E kishit dëgjuar vendimin për bllokimin e kufijve:

Kemi marrë dhe autoritetet dhe urgjencën për të sëmurët por nuk ka përgjigje. Është një i moshuar që është i sëmurë këtu. Kemi qëndruar jashtë, ndëzëm një zjarr për tu ngrohur pak. Por jemi në qiell të hapur. Tani nuk na lejojnë të futemi në Shqipëri dhe as të kthemi në Greqi. Askush nuk na ka dhënë informacion. Kemi bërë shumë kërkesa, presim përgjigje. Gjysma e atyre që janë këtu nuk janë rezidentë në Greqi. Na kanë marrë emrat, por ende po presim. Kemi njoftuar dhe ambulancën për një të moshuar të sëmurë që është këtu por askush nuk ka ardhur. Na mungon dhe ushqimi.

Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë apo informacion, telefononi në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga Ministria e Jashtme:

Përfaqësia Nr. Emergjence
ABU-DHABI +971 58 570 5112
ANKARA +905495611985
ATHINË +30 694165 8183
BEOGRAD 00 381 63 30 95 98
BERLIN 0049 1798215905
BERNË +41774099729
BRATISLAVË 00421 904 801 391/ 00421 944 223 941
BRAZIL 55 61 99114 6568
BUDAPEST +36 30 201 3676
BUKURESHT +40784932223
HAGË 0031616275159
IZRAEL 00972 (0) 54 904 2813
KAJRO 201060300388
KATAR +97470277222
KANBERA + 61 450 977 145
KOPENHAGEN +4591636640
KUVAJT 96594048219
LONDËR +44 (0) 75 18662630
MADRID +34 606 376 830
MOSKË +7 929 968 05 38
OTAVË +1 613 864 7575
PARIS +33 1 47 23 31 51
PEKIN +86 13810476221
PODGORICË 38267288757
PRAGË +420 775 041 553
PRISHTINË 00383 45 618 618
RIAD +966501905586 /966532405751
ROMË +39 3420498192
SHKUP 38975376896
SLLOVENI 38631240760
SOFJE +359 89 4311493
STOKOLM +46 73 57 42 350
TOKIO 03-3543-6861
VARSHAVË +48 501194910
VATIKAN +39 06 39721599
VJENË +00436767886324
WASHINGTON +1 347 241 4434/ +1 202 758 9526
ZAGREB 00385 91 53 07 477
KONSULLATA BARI +39 080 2055842
KONSULLATA JANINË 0030-6947072353
KONSULLATA MILANO +39 3497834666
KONSULLATA MYNIH +4915237913997
KONSULLATA SELANIK 0030 6983661224
KONSULLATA STAMBOLL 00905396566219
MISIONI BE BRUKSEL 0032485401237
MISIONI GJENEVË +41 79 151 85 04/+4122 7311143
MISIONI NATO +32 2 707 2782
MISIONI OKB NJU JORK +1 347 241 4434/ +1 202 758 9526
MISIONI OSBE-VJENË +43 1 328 8710
MISIONI STRASBURG +33 3 88 36 02 06
MISIONI UNESCO +33 (0) 1 45 68 32 44 +33 (0) 6 15 63 09 67