Aktualitet

Dyshimet për vaksinën ruse anti-Covid: I keni parë ndonjë rezultat dhe studim në tre faza?

Dyshimet për vaksinën ruse anti-Covid: I keni parë ndonjë

Lajmi kryesor ditën e djeshme ishte padyshim një deklaratë nga presidenti rus Vladimi Putin i cili tha se nga vendi i tij ishte krijuar vaksina, që kishte kaluar fazat e testimit dhe se një nga vajzat e tij e kishte provuar me rezultate të suksesshme. Plani sipas kreut rus është që ta bëjnë në shtator mjekët dhe nga janari 2021 të prodhohet në masë për popullatën.

Por ekspertët nga disa vende të botës si në Britani shprehën shqetësim, duke pretenduar se Rusia po bënte eksperimente me vaksinat duke rrezikuar pasi nuk mund të testosh në njerëz pa kaluar në disa faza dhe pa ditur me siguri efektet anësore. 

Dyshime për këtë hedh edhe ish zv ministri i Arsimit dhe epidemiologu Taulant Muka i cili ka postuar një status në Facebook ku tregon se vaksinat duhet të kalojnë në disa faza klinike para se të aplikohen në popullatë. Ai shtron pyetjen nëse vaksina ruse ka kaluar fazat 0.1 dhe dy? Dhe përgjigja e tij është Jo. Ai e krahason me atë që ndodhi me hidroksiklorokinën në fillim të pandemisë kur u komentua si ilaçi magjik e në fund doli që nuk ishte aspak i dobishëm.

Muka thotë se për momentin kemi një vaksinë të vetme në dorë: Parandalimin duke respektuar masat: Maskë, distancim, higjienë.

Postimi i plotë:

Duke kerkuar te dhenat shkencore mbi vaksinen ruse, kuptoj sa e rendesishme eshte mbajtja e distancimit fizik per te kontrolluar epidemine!

Vaksinat kalojne ne disa faza klinike perpara se te aplikohen ne popullate (Faza 0, 1, 2, dhe 3), dhe deri me sot nuk ka asnje te dhene shkencore publike mbi vaksinen Ruse. Keni pare ndonje rezultat dhe studim klinik te fazes 0, 1 dhe 2 te vaksines Ruse?! Jo, asnje!

Dicka e ngjashme ndodhi dhe me hidroksiklorokinen ne fillim te pandemise, kur politika e trumbetoi si "medikamentin magjik", por shkenca me vone e rrezoi poshte. Shume shtete blene doza te medha te medikamentit, por ne fund u tregua se nuk ishte aspak i dobishem (te pakten deri sot)!

"Vaksina" e vetme qe kemi sot ne dore eshte parandalimi!