Ish ministri në Kosovë provon vaksinën ruse bashkë me familjen dhe ja çfarë tregon

Vaksina e Rusisë që pretendon të jetë më efektivja edhe pse ekspertët ngrenë dyshime, ka hyrë në Kosovë. Ish minsitri i Zhvillimit Ekonomik në qeverisjen e Haradinajt, Valdrin Lluka ka treguar vetë se e ka provuar vaksinën ruse. Nuk dihet se si ai e ka siguruar, por në postim thotë se nuk ka asnjë efekt anësor.
Ai pretendon ta ketë bërë vaksinën bashkë me familjen e tij.
“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor”, shkruan ish-ministri në Twitter.
Vetë presidenti Putin ka thënë se vajza e tij e ka bërë vaksinën dhe tani është në gjendje shumë të mirë, ndërsa sipas mediave ruse fillimisht do vaksinohen në shtator mjekët dhe personeli mjekësor dhe duke filluar nga janari 2021 do të vaksinohet popullata ruse. Disa shtete kanë shfaqur interes duek bërë porosi të vaksinës.
Por ekspertët thonë se vaksina nuk i ka kaluar tre fzat kryesore të testimit dhe kjo mund të përbëjë rrezik për njerëzit.
Pyetja që shtrohet është: Si ka hyrë vaksina në Kosovë? A po e kërkojnë vetë politikanët? A do futet vaksina edhe në Shqipëri nëse kjo është e vërtetë?