Aktualitet

Pas dorëheqjes së Shahinit, Lleshaj siguron: Do të jem ministër deri në zgjedhjet e ardhshme

Pas dorëheqjes së Shahinit, Lleshaj siguron: Do të jem

Ndërsa ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini i dorëzonte dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, i cili lajmëroi se posti iu besua Evis Kushit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi nga Shkodra se ai do ta mbajë postin deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ai foli për zgjedhjet e 2021, për të cilat tha se do të jenë më të mirat në historinë e tyre dhe konfirmoi se ai do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme.

“Nuk kemi sinjalizime për aktivitetet kriminale, por policia e shtetit do të jetë absolutisht e aftë për të menaxhuar situatën e zgjedhjeve. Shqipëria do të ketë padiskutim zgjedhjet më të  mira në historinë e saj”, tha Lleshaj.

Gazetari: Zgjedhjet, me apo pa ju?

Lleshaj: Me, me.

Javën e kaluar pasi Shahini paralajmëroi dorëheqjen, Lleshaj tha nga Vlora se nuk do të jetë i përhershëm në qeveri dhe as ministër.