Aktualitet

Shkarkohet polici i Kakavijës: Në mes të fluksit, tenton të ndihmojë makinën me targa greke të kalojë para

Shkarkohet polici i Kakavijës: Në mes të fluksit, tenton

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shkarkuar nga detyra punonjësin e policisë Kufitare në Kakavijë. Mësohet se A.Ç shpërdoroi detyrën duke tentuar të kalojë jashtë radhe një makinë me targa greke, nisur drejt shtetit grek.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, pasi akuzohet për shkelje të rëndë.

Sa i përket situatës me pasagjerët shqiptarë në Kakavijë, mësohet se autoritetet greke kanë rritur numrin e mjekëve të cilët po u marrin tamponin për koronavirusin, përgjigjet e të cilit do të dalin për tre ditë dhe qytetarët do njoftohen përmes emailit. Pas situatës kaotike të krijuar në kufi autoritetet shqiptarë me ato greke arritën ti jepnin zgjidhje, edhe pse qytetarët shqiptarë kaluan tre ditë duke priur në pikën kufitare.