Aktualitet

Si reagoi Shqipëria dhe bota për ngjarjen e tmerrshme në Bejrut

Si reagoi Shqipëria dhe bota për ngjarjen e tmerrshme në Bejrut

Liderët nëpër botë kanë ofruar mbështetjen e tyre për Libanin, pas shpërthimeve masive në Bejrut që deri më tani raportohet se kanë plagosur mbi 3000 persona dhe i kanë marrë jetën 50 të tjerëve. Kryeministri libanez njoftoi se përgjegjësit do të përballen me ligjin, ndërsa shpalli të mërkurën ditë zie.

Pas lajmit të tmerrshëm dy janë reagimet e politikës shqiptare, nga Presidenti Meta dhe kryeministri Rama, që shprehin ngushëllimet për viktimat dhe solidarizimin me popullin libanez.

Ilir Meta: "Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit".

Si reagoi Shqipëria dhe bota për ngjarjen e tmerrshme në Bejrut

Edi Rama: "Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit".

Si reagoi Shqipëria dhe bota për ngjarjen e tmerrshme në Bejrut

Nga ana tjetër, liderët e shteteve të tjera kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin me mënyra të ndryshme.

Franca

Presidenti Macron: “Shpreh solidaritetin vëllazëror me libanezët pas shpërthimit që shkaktoi kaq shumë viktima dhe dëme këtë mbrëmje në Bejrut. Franca qëndron përkrah Libanit. Gjithmonë. Ndihma dhe burimet franceze po transportohen në vend".

Si reagoi Shqipëria dhe bota për ngjarjen e tmerrshme në Bejrut

Italia

Kryeministri Conte: “Imazhet e tmerrshme që bijnë nga Bejruti përshkruajnë vetëm pjesërisht dhimbjen që po përjeton populli libanez. Italia do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbështetur. Me Ministrinë e Jashtme dhe të Mbrojtjes, jemi duke monitoruar situatën e bashkatdhetarëve tanë”.

Si reagoi Shqipëria dhe bota për ngjarjen e tmerrshme në Bejrut

Irani

Ministri i Jashtëm, Javad Zarif: “Si gjithmonë, Irani është plotësisht i përgatitur të japë ndihmë në çfarëdo mënyre të nevojshme”.

Si reagoi Shqipëria dhe bota për ngjarjen e tmerrshme në Bejrut

Izraeli

“Nën drejtimin e Ministrit të Mbrojtjes, Benny Gantz dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Gabi Ashkenazi, Izraeli i ofron Libanit ndihmë humanitare mjekësore”.

Britania e Madhe

Kryeministri Johnson: “Fotografitë dhe videot nga Bejruti sonte janë tronditëse. Të gjitha mendimet dhe lutjet e mia janë me ata që përjetuan këtë incident të tmerrshëm. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ofrojë mbështetje në çfarëdo mënyre që mundemi”.

Si reagoi Shqipëria dhe bota për ngjarjen e tmerrshme në Bejrut

Turqia

Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu: “Jemi gati për t’i nidhmuar vëllezërit dhe motrat tona libaneze në çdo mënyrë”.