Kronikë e zezë

Si u zbulua karteli shqipfolës i drogës nga një celular ‘BlackBerry’ dhe si funksiononte: Eldi Dizdari e shpërndante kokainën

Si u zbulua karteli shqipfolës i drogës nga një celular

Të tjera detaje janë zbuluar nga shkatërrimi i kartelit shqipfolës të drogës, ku u arrestuan 5 persona në Shqipëri, si edhe u është komunikuar akuza e “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” edhe 5 shqiptarëve të tjerë: Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë; Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë; Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Operacioni i madh “Los Blancos” ka çuar pas hekurave 30 persona në Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador.

Si u zbulua karteli shqipfolës i drogës nga një celular

Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi siguronte lëndën narkotike nga Ekuadori, e cila sillej në rrugë ilegale në Europë dhe këtu shpërndahej më pas nga grupi i Eldi Dizdarit (njihet dhe me emrin Denis Matoshi).

Ky i fundit u arrestua në Dubai, për të cilin kanë reaguar edhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në një konferencë për shtyp, koloneli Saeed Al Qamzi, nga Departamenti i Personave në Kërkim në Policinë e Dubait, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e shqiptarit.

“Në bashkëpunim me liderë të tjerë të bandave shqiptare, Dizdari mundësoi transportin dhe shpërndarjen e qindra tonëve kokainë në portet e Europës“, njoftoi kolonel Al Qamzi.

Hetimet nisin pas një sherri në Firence

Mediat italian, vend i të cilit udhëhoqi operacionin, shkruajnë se zbulimi i kartelit të drogës nisi nga një sherr banal mes shqiptarëve. Hetimet nisën 2015, morën shkas nga një bandë shqiptarësh që vepronte në Firence, Modena dhe Romë, ekzistenca e të cilës u zbulua nga një episod banal që lidhej me një sherr të dhunshëm në sheshin “Medaglie d’Oro” në Firence mes disa shtetasve shqiptarë, të cilët kishin precedentë për shfrytëzim prostitucioni.

Mes personave të hetuar, rezultonin dhe disa emra të cilët kishin akuza për trafik ndërkombëtar droge, në sasi të mëdha.

Po ashtu, gjatë hetimeve për këtë sherr, policia zbuloi një telefon celular “BlackBerry”, përmes të cilit anëtarët e organizatës kriminale komunikonin me njëri-tjetrin.

Komunikimi mes banese bëhej me ‘Blackberry’

Sekuestrimi telefonit Blackberry që përdorej nga një prej të hetuarve në Firence, që në fillim kishte siguruar prova se grupi kriminal përdorte si standard komunikimi messenger-in e Blackberry-t për të drejtuar punët e paligjshme dhe monitorimi i komunikimeve të tilla dha provën e parë të rëndësishme për nisjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve.

Mesazhet në kod mes tyre, trafikantët i dërgonin nëpërmjet platformave “SKYeç” dhe “ ENCROCHAT”.

Sipas të dhënave të hetimeve, “KOMPANIA BELLO”, bazonte organizimin njësoj dhe paralelisht me “kartelet” e Amerikës së Jugut, dhe menaxhonte prej vitesh një pjesë të konsiderueshme të trafikut të kokainës në Europë, por dhe në kontinent, dhe është e padiskutueshme pika e referimit për grupet shqiptare të specializuara në trafikun e drogës, deri në pikën që kokaina e këtij grupi kishte logon e saj të padiskutueshme “BELLO”, të shtypur mbi paketimet e saj.