Kronikë e zezë

Zbulohet kush ishte shënjestra e atentatit: Vëllai iu vra një vit më parë në Rrëshen

Zbulohet kush ishte shënjestra e atentatit: Vëllai iu vra një vit

Një atentat u regjistrua sot në zonën e ‘Vasil Shantos’, ndërsa shënjestra është Preng Gjini, vëllai i Armando (Tonin) Gjini, i vrarë në Rrëshen më 12 gusht 2019.

Zbulohet kush ishte shënjestra e atentatit: Vëllai iu vra një vit

I ndjeri u ekzekutua në makinën e tij. 48-vjeçari u ekzekutua në qendër të qytetit, teksa kishte ndaluar automjetin e tij, pasi bashkëshortja e cila e shoqëronte kishte dalë për të blerë diçka në një dyqan aty pranë. Ai u vra në sy të fëmijë të tij.

Tonin Gjini dyshohet se ishte pjesë e grupit të Met Kananit, trafikuan drogë në Turqi. Ngjarja ka mbetur ende pa autor.

Zbulohet kush ishte shënjestra e atentatit: Vëllai iu vra një vit

Sipas mediave, atentati i mbrëmjes së sotme dyshohet se lidhet me hakmarrje dhe prishjen e pazareve të drogës, e njëjta arsye për të cilën dyshohet se u vra edhe vëllai i tij.

Zbulohet kush ishte shënjestra e atentatit: Vëllai iu vra një vit

Preng Gjini ndodhet në gjendje kritike tek Ushtaraku.