Gazetat komentojnë Ramën në Durrës si spostim për Dakon dhe letra e Yuri Kim si daulle për kë ka vesh të dëgjojë

Dy çështje kanë marrë vëmendjen e titujve të medias në letër. Këto redaksi kanë parë me kuriozitet zhvendosjen e Edi Ramës në Durrës ku kërkon një mandat të tretë për PS-së. Liberale hapet me titullin e madh:
“Rama sposton Dakon”.
Kjo gazetë e komenton si spostim për Vangjush Dakon, i cili mbetet një faktor në Durrës dhe pak kohë më parë u zgjodh edhe në struktura.
Mbetet për t’u parë.
Letra Yuri Kim do të ishte titull i madh nëse Edi Rama me Asamblenë e ditës së djeshme s’do kishte marrë të gjjthë vëmendjen.
Ambasada Amerikane i dërgoi një letër dje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe nuk është hera e parë që Yuri Kim dërgon habere për cilësinë e emrave të kandidatëve. Ajo ka thënë se do të flasë dhe me emra. Po mirë do të ishte ta bënte pa u futur në lista dhe të sqarohet cilët janë emrat që amerikanët nuk duan. Jo se nuk dihen, por pse s’flasin me emra?!