Aktualitet

Pse bosët kryesorë shqiptarë të trafikut të kokainës jetojnë në Dubai

Pse bosët kryesorë shqiptarë të trafikut të

Gazetari Artan Hoxha thotë se bosët kryesorë të grupeve të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë janë vendosur në Dubai dhe jo pa shkak. Sipas tij atje munden të investojnë shuma të mëdha parash dhe në Shqipëri nuk qënrojnë pasi shmangin konfliktet me grupet e tjera.

Ai tha:

Bosët kryesore të grupeve të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë, janë të vendosur në Dubai me idenë që aty të investojnë para se shumat janë marramendëse nga shitja e drogës por dhe për ti qëndruar larg syrit të autoriteteve europiane. Në Shqipëri ata nuk kanë ndonjë problem, ata janë larguar vetëm për të shmangur konfliktet me grupet e tjera.

Ka dhe shumë në Ekuador, kanë disa forma që e ushtrojnë aktivitetin, gjatë pandemisë ku në gjithë botën ndodhi bllokimi kontenierët lëviznin dhe produkti i tyre kokaina, pra ruajtën të paprekur çmimin europian dhe u rritën kërkesat. Ata kishin kërkesat dhe në asnjë moment nuk u ndërpre rrjeti i tyre i trafikut të kokainës. Ekuadori është dhe vendi ku prodhohet droga.

Gazetari po jepte detaje për operacionin Los Blancos, të shtrirë në 10 vende, ku u godit një grup i fuqishëm që trafikonin drogë. Nga ky grup u kapën 5 shqiptarë, mes tyre Eldi Dizdari. Artan Hoxha tha se ishte fat që Dizdari u kap në Dubai pasi sipas tij në Shqipëri do ishte i paprekshëm; autoritetet tona nuk do ta kishin arrestuar.

Dyshohet se Eldi Dizdari ka lidhje dhe me vrasjen e 4 tetorit në bllok, pasi dyshohet se konflikti ka nisur mes tij dhe Ervin Matës. Ai u shpall në kërkim nga policia ndonëse nuk ishte i pranishëm momentin e të shtënave.