Stil jete

Një nga mitet më poetike të traditës indiane vjen i ringjallur në formë animacioni në një film të shkurtër të vitit 1971, ku dashuria mes dy trupave qiellorë, Diellit dhe Hënës, shndërrohet në një histori që shpjegon lindjen e vdekshmërisë njerëzore.

Në këtë përrallë të lashtë, Dielli paraqitet si një “femër” dhe Hëna si një “mashkull”, të dy qenie hyjnore që jetonin në një ekzistencë të përjetshme, një botë pa fund dhe pa vdekje. Por kur mes tyre lind dashuria, rendi i universit filloi të ndryshojë.

Sipas mitit, kjo ndjenjë e fuqishme dhe e ndaluar nuk mbetet pa pasoja. Bashkimi i tyre prish ekuilibrin e jetës së përjetshme dhe sjell një ndryshim të madh për njerëzimin: lindjen e vdekjes. Njerëzit, që deri atëherë ekzistonin në një gjendje të pafundme, bëhen të vdekshëm, duke e kthyer jetën në një cikël lindjeje dhe vdekjeje.

Kjo histori është sjellë në ekran nga regjisori indiano-kanadez Ishu Patel, i cili e ka kthyer mitin në një vepër artistike. Me një stil animacioni të detajuar, plot ngjyra dhe simbolikë, filmi mbështetet më shumë te imazhi sesa te fjala. Dialogjet janë thuajse të zhdukura, ndërsa muzika tradicionale indiane, krijojnë një atmosferë hipnotike.

Përmes kësaj gjuhe vizuale, filmi nuk tregon vetëm një histori dashurie të pamundur, por prek një pyetje të madhe që shoqëron njerëzimin prej shekujsh: pse jemi të vdekshëm? Dhe si kanë tentuar kulturat e ndryshme në botë t’i japin kuptim këtij kufiri të pashmangshëm?

“Dashuria e Diellit dhe Hënës” mbetet më shumë se një mit. Është një reflektim mbi natyrën e jetës, mbi çmimin e ndjenjave dhe mbi mënyrën se si njerëzimi ka ndërtuar tregime për të shpjeguar atë që nuk mund ta kuptojë plotësisht.

Filmi