
1-Neomalësorja nuk ndalet! I sugjeroi Ramës pallatin e Skënderbeut në Tiranë për foto profili
Deputetja Marjana Koçeku e njohur si Neomalësorja vijon postimet ndaj kryeministrit Rama. Pas ndryshimit të fotos së tij në profil, Koçeku ka postuar pallatin e Skënderbeut në Tiranë duke shkruar: Sugjerojini të vendosë këtë.
Me nisjen e valës së protestave, Marjana Koçeku njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, duke u pozicionuar krah protestuesve.
2- Alban Skënderaj nuk gjen qetësi me rrjetin për protestën.
Një reagim i gjatë mbi protestën është bërë edhe nga Alban Skënderaj, i cili ka sqaruar pozicionimin e tij krah saj, duke e cilësuar si ngjarjen më frymëzuese të 35 viteve të fundit.
Në reagimin e tij, ai u përgjigjet edhe kritikave se nuk ka folur mjaftueshëm për protestën, duke kujtuar se që nga dita e parë ka mbështetur transparencën, kërkimin e llogarisë dhe të drejtën e qytetarëve për t’u dëgjuar, qëndrime të cilat i ka shprehur publikisht dhe me praninë e tij në protestë.
3- Edi Rama vijon me postimet denoncuese
Edi Rama ka vijuar ditën e djeshme me postime denoncuese ndaj protestuesve. Me foto të sfumuar ka publikuar një prej tyre dhe njëherësh ka sqaruar ligjin e shitjes së tokave te të huajt, pas anëtarësimit në BE.
"PO NUK BAN KURRË HAJER SHQIPNIJA, N'SE PADIJA DHE KRENIJA DO TË SHKOJNË NJIT SI TRUPI E HIJA", SHKROI GJERGJ FISHTA.
Paj Zotin shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene dhe shkruan:
".Këta gjakprishur, vijojnë me projekt ligje që vendosin në shitje tokën e shqiptarëve për pushtuesit shqipfolës e të huaj, duke cënuar drejtpërsëdrejti territorialitetin dhe Sovranitetin Kombëtar. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të kaloj ky ligi antikombëtar, përndryshe përshkallëzim, deri në mos bindje civile. Sot edhe më shumë. Deri në frymën e fundit..."
NË fakt, ky është një nga projekt-ligjet e procesit të negociatave, i cili siç mund ta lexoni hyn në fuqi7 vjet pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur toka mund t'u shitet pushtuesve europianë në Shqipëri, njësoj siç mund të blihet nga pushtuesit shqiptarë në Europë, sepse me hyrjen në BE Shqipëria do jetë e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do jetë e vogël sa Shqipëria.", shkruante Rama.
4-Protesta vijon pavarësisht se ju thonë "Po shuhet"
Nën thirrjet:
“Shqipëria e Re”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi” dhe “Rama jep dorëheqjen”, është mbajtur dje në Tiranë protesta e 26-të. Mijëra qytetarë ishin në sheshin përpara kryeministrisë, fillimisht për fjalimet dhe më pas vijuan marshimin e përnatshëm.