Opinion

What the New US National Security Strategy Reveals About Europe

What the New US National Security Strategy Reveals About Europe

In a lengthy analysis, former Foreign Minister Ditmir Bushati argues that the new US National Security Strategy is a radical reorientation of American foreign policy towards the "America First" doctrine.

Bushati emphasizes that the US is seeing Asia as a top priority, while Europe needs to take primary responsibility for its own security and pay more for defense.

According to the former Foreign Minister, this constitutes a "wake-up call" for Europe.

Full text

POST PAX AMERICANA

The new US National Security Strategy has received greater international attention than in the past. It is a presidential report to Congress that outlines the US vision, interests, goals, and policies for national security, detailing how to use the instruments of national power to protect the nation, promote prosperity, and maintain stability.

If it were the product of another US administration, the strategy would be a topic of debate mainly among professionals. However, the great attention comes from the fact that this document represents a fundamental change in the reorientation of US foreign policy since the end of the Cold War, defining a new foreign policy doctrine: "America First". In one way or another, the strategy confirms the positions held by the Trump administration during this year.

The National Security Strategy is not about values. It is not about promoting democracy. Nor is it about defending the principles that European allies have taken for granted since the end of World War II. It is about projecting American power and interests. Power projection is based on a transactional premise that should benefit Americans, not necessarily on the principles that should be followed to accomplish the objective. At the same time, the strategy reminds us that international relations are not much different from human relations, where not everything and everyone is equally valuable.

Strategjia përcakton parametrat e përgjithshëm se si administrata Trump e sheh botën duke u përqendruar në kërcënime dhe prioritete strategjike si aleancat, mbrojtja, tregtia dhe avantazhi teknologjik. Nga dokumenti del qartë se prioritetet e administratës Trump janë: (i) siguria kufitare, lufta kundër krimit ndërkombëtar me theks të veçantë ndaj narko-terrorizmit dhe karteleve të drogës; (ii) çimentimi i përparësisë amerikane në hemisferën perëndimore, duke riafirmuar “doktrinën Monroe”, sipas të cilës çdo ndërhyrje nga fuqi të tjera të huaja në politikat e kontinentit amerikan është një akt potencialisht armiqësor kundër SHBA-ve; (iii) ballafaqimi me Kinën për të fituar të ardhmen ekonomike dhe parandaluar përballjen ushtarake, me theks të veçantë mbrojtjen e Tajvanit; (iv) ripërcaktimi i kushteve për stabilitet brenda Europës dhe stabilitet strategjik me Rusinë; (v) paqja në Lindjen e Mesme, duke respektuar traditat, fetë dhe kulturat e tyre, për sa kohë që ato nuk kërcënojnë SHBA-të.

Mjedisi gjeopolitik asgjësues

Tërheqja apo racionalizimi i veprimit amerikan në botë nuk është një dukuri e re. Pas shkëlqimit në planin ndërkombëtar të Woodrow Wilson, SHBA-të u tërhoqën në njëfarë izolacionizmi gjatë viteve 1920-1930, duke refuzuar Lidhjen e Kombeve dhe duke miratuar akte të neutralitetit për të shmangur përfshirjet ndërkombëtare, të nxitura nga lodhja e luftës dhe depresioni ekonomik, deri në sulmin e papritur në Pearl Harbor në vitin 1941, që i detyroi SHBA-të të përfshiheshin në Luftën e Dytë Botërore.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare paraqitet në një moment gjeopolitik asgjësues. Sipas SHBA-ve qasja ‘e njëjta madhësi u përshtatet të gjithëve anembanë botës’ nuk funksionon më. Në të vërtetë, ndryshimi në rrafshin botëror nuk është më teorik, teksa jemi dëshmitarë të fronteve kryesore të luftës në Europë dhe në Lindjen e Mesme, raportit të trazuar ndërmjet SHBA-ve dhe Europës, mungesës së një udhëheqjeje të fortë në nivel europian, si rezultat i shkërmoqjes së qendrës demokratike, formësimit të aleancave alternative ndaj perëndimit nga vendet me një gjeografi dhe popullsi të konsiderueshme, dhe një arkitekturë ndërkombëtare më komplekse dhe konkurruese.

Strategjia synon të reflektojë deficitin e krijuar në raportin mes pushtetit dhe pritshmërive të opinionit publik. Shumica dërrmuese e amerikanëve nuk duan të paguajnë për politikën e jashtme dhe nuk mbështesin pozicionimin e SHBA-ve si “zjarrëfikëse” të konflikteve në cepa të ndryshëm të botës.

Vjet amerikanët votuan për më pak politikë të jashtme, çka nuk përbën përjashtim nga zgjedhjet presidenciale gjatë dekadave të fundit. Në vitin 1992, amerikanët votuan për Clinton që vinte nga një eksperiencë modeste si guvernator i Arkansasit, e pakrahasueshme me atë të presidentit Bush, i cili ishte protagonist i rënies së Murit të Berlinit dhe ndryshimeve epokale. E njëjta gjë mund të thuhet për vitin 2000, kur amerikanët zgjodhën Bush përkundrejt Al Gore, një personalitet i angazhuar në marrëdhëniet ndërkombëtare teksa shërbente për dy mandate si zëvendës president; në vitin 2008, kur zgjodhën senatorin e ri Obama përkundrejt senatorit të sprovuar në arenën ndërkombëtare dhe veteranit të luftës McCain; apo në vitin 2016, kur zgjodhën Trump përkundrejt Clinton, që vinte pas eksperiencës si senatore e New York dhe më pas sekretare shteti.

E përbashkëta e presidentëve të sipërpërmendur është se janë zgjedhur mbi bazën e premtimit për një politikë të jashtme më të kufizuar, por që u përfshinë më shumë në politikën e jashtme gjatë ushtrimit të detyrës. Trump nuk përbën përjashtim nga ky rregull. Fakti që gjatë vitit të parë të këtij mandati presidencial, ai flet për ndryshimin e regjimit në Venezuelë, ndërhyrjen humanitare në Nigeri, ndërtimin e Gazës dhe nevojën për përfundimin e luftës në Europë tregon se ai nuk i përket shkollës së ndërhyejeve të kufizuara në politikën e jashtme. Përkundrazi! Ndaj, dilema kryesore për SHBA-të sot nuk është thjesht se çfarë nuk mund të bëjnë, por të shmangin atë që nuk mund ta bëjnë.

Karakteri i sigurisë europiane

Strategjia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve konfirmon një prirje të vënë re që nga koha e administratës Obama, sipas së cilës, SHBA-të shohin Azinë si skenën qendrore, ndërsa Europa nuk ka më të njëjtën rëndësi, qoftë strategjikisht apo kulturalisht për to. Eksperienca ime gjatë këtyre muajve në Universitetin e Harvardit ka qenë një surprizë në vetvete për faktin se kontinenti ynë është pak në vëmendje krahasuar me Amerikën Latine, Indo-Paqësorin apo Lindjen e Mesme, edhe në botën e mendimit e jo veç atë të politikës. Horizontet strategjike të Indo-Paqësorit kanë fituar përparësi në raport me lidhjet transatlantike. Pavarësisht ndryshimit të administratave nga Biden tek Trump dhe qasjeve të ndryshme që këto administrata kanë në raport me Europën, duhet pranuar se amerikanët nuk ndihen në gjendje luftë me Rusinë, në dallim nga Europa ku pasojat e luftës janë evidente.

Strategjia, e cila i bën thirrje Europës që të marrë "përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e vet, pa u dominuar nga ndonjë fuqi kundërshtare", duhet lexuar edhe si një thirrje zgjimi. Për një kohë të gjatë Europa ishte mësuar me ‘doktrinën Truman’, sipas së cilës amerikanët garantonin sigurinë në kontinent dhe ndihmonin tranzicionin demokratik në Europë. Pas rënies së Murit të Berlinit, amerikanët u përfshinë në garantimin e sigurisë në kontinent, përfundimin e luftës në ish-Jugosllavi, dhe gjithashtu procesin e zgjerimit të NATO-s.

Për thuajse tetë dekada, politika e jashtme amerikane u formësua nga mendësia e Luftës së Ftohtë dhe pasojave të saj. Personalitete si Kissinger, Brzeziński, Albright, të cilët erdhën si refugjatë nga Europa bashkë me historitë e tyre personale ndikuan në forcimin e lidhjeve ndërmjet SHBA-ve dhe Europës, përgjatë formulimit dhe ekzekutimit të politikës së jashtme amerikane.

Sot realiteti demografik në SHBA është tjetër nga ai i Luftës së Ftohtë dhe periudhës që e pasoi atë. Është kjo arsyeja që për herë të parë Strategjia e Sigurisë Kombëtare shkaktoi hidhërim e tronditje mes botës së mendimit në Europë, për shkak të gjuhës së drejtpërdrejtë, e në disa raste të ashpër ndaj projektit europian. Thënë troç, SHBA-të po kërkojnë që Europa të mbikëqyrë pjesën e saj të botës. Dhe ç’është më e rëndësishmja, të paguajë vetë për të. Udhëheqësit amerikanë që nga koha e Presidentit Kennedy në vitin 1963 kanë kërkuar më shumë nga Europa për të ndarë barrën në NATO. Thirrje që janë injoruar sistematikisht nga Europa. Administrata Trump dallon nga administratat e mëparshme, në këmbënguljen për ta bërë realitet një gjë të tillë.

Natyrisht dobësimi i marrëdhënieve euro-atlantike nuk është një ogur i mirë për Europën, ku SHBA-të janë konsideruar si garantues të perimetrit të sigurisë. Edhe më kritike paraqitet situata në rajonin tonë ku ndërhyrja amerikane ka qenë vendimtare në ndalimin e gjenocidit dhe krimeve të luftës dhe në kushtet kur BE-ja ka dështuar të adresojë projektet e papërfunduara të shtetësisë. Dobësimi i marrëdhënieve euro-atlantike nuk është një ogur i mirë as për SHBA-të, pasi Europa është aleati natyral i tyre në ballafaqimin me fuqitë e tjera.

Insistimi ndaj Europës për të "qëndruar në këmbët e veta" është treguesi kryesor i një ndarjeje me qasjen tradicionale të SHBA-ve ndaj garantimit të mbrojtjes në kontinentin tonë. Por edhe në një klimë politike më miqësore, ndryshimet strukturore do të sfidonin besueshmërinë e angazhimeve të sigurisë së SHBA-ve, ndërsa përgatiten për konkurrencë me dy fuqitë bërthamorë, Kinën dhe Rusinë. Multipolariteti bërthamor në zhvillim e bën modelin e dikurshëm të mbrojtjes më të vështirë dhe më të rrezikshëm për t'u garantuar pambarimisht.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare zbulon edhe një kundërshti të madhe midis këndvështrimit të Europës për veten dhe vizionit të administratës Trump për të ardhmen e Europës, teksa bëhet dallimi mes Europës dhe Bashkimit Europian, duke e kritikuar këtë të fundit si shkaktare të humbjes së karakterit të vërtetë e të dikurshëm të Europës. Po në dokument bëhet një referencë e qartë për mbështetjen amerikane ndaj vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Jugore, duke ricikluar kategorizimin e ish sekretarit amerikan të mbrojtjes Donald Rumsfeld për Europën e “re” dhe të “vjetër”, gjatë ndërhyrjes amerikane në Irak, e cila nuk u mbështet nga aleatët europianë si Franca dhe Gjermania.

However, as the National Security Strategy itself confirms, its aim is to help make Europe stronger, to prevent any adversary from trying to dominate Europe. Direct language should serve as an opportunity to strengthen the character of European security.

The character of future European security and relations with Russia will be determined by how the war in Ukraine ends. Europe must combine reactive reflexes with the need to have a clear plan for how today's war should be ended and tomorrow's peace built on the continent. Europe must accelerate the process of building defense capabilities. Without speed, simplification of procedures and political determination, Europe risks becoming an irrelevant geopolitical actor.

For this, Europe needs an alliance with the US, especially in the field of intelligence and nuclear defense. The “strategic stability with Russia” called for by the National Security Strategy cannot be read as a victory for Russia in Europe, which would have long-term consequences for the US itself. But it must be read in the light of the conclusions of the NATO Summit in The Hague, in June of this year, where Russia is considered a “threat to Euro-Atlantic security”.

While the document should be critically examined, it is important to avoid dogmatic assessments. For a long time, we have lived under the hooves of “market believers,” who did not accept any criticism of the magic of the market and capitalism. “Liberal believers” are showing the same symptoms as the “market believers” of the past. They reject any idea contrary to their worldview, without being able to examine reality and alternatives critically, accompanied by a lack of success-oriented mindset. Forgetting that in the time we live, foreign policy is more like the challenges of an athlete, with the physical preparation needed, the victories, the falls and the postponements in search of winning the race, than an academic exercise, where the best is awarded the highest grade.

Instead of preaching yesterday that will never return, it is worth paying the appropriate short-term costs for the long-term benefit of the post-Pax Americana period in Europe. A more strategic Europe, with full defense capabilities, capable of acting as an equal with other geopolitical powers.

*The analysis is a publication of the Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana Foundation