
Dy tërmete të fuqishme goditën Venezuelën mbrëmjen e së mërkurës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, shembje ndërtesash dhe viktima në disa rajone të vendit.
Sipas mediave ndërkombëtare, ende nuk ka një bilanc përfundimtar të pasojave, por presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez, deklaroi se të paktën 32 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 700 të tjerë janë plagosur.
Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet kritike dhe numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Në të gjithë vendin është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa aeroporti ndërkombëtar që shërben kryeqytetin është mbyllur për shkak të dëmtimeve serioze. Gjithashtu janë pezulluar aktiviteti në shkolla dhe qarkullimi hekurudhor.
Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti i parë me magnitudë 7.2 u regjistrua në orën 18:04, në një thellësi prej 21.9 kilometrash dhe rreth 200 kilometra në perëndim të Karakasit. Vetëm 39 sekonda më vonë, një tjetër lëkundje edhe më e fortë, me magnitudë 7.5 dhe thellësi fokale prej 10 kilometrash, goditi të njëjtën zonë. Pas tyre janë regjistruar rreth 20 pasgoditje të forta.