Foto/ Preng Gjini është gjymtuar, po lufton për jetën në sallën e operacionit! Policia: U lëndua edhe një italian

Preng Gjini, shënjestra e atentatit tek ‘Vasil Shanto’, ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe aktualisht po i nënshtrohet një operacioni në Spitalin e Traumës. I plagosuri është gjymtuar, ka marrë dëmtime të rënda në pjesë të rënda të trupit, por edhe lëndime në fytyrë, ndërkohë që po lufton për jetën.

“I dëmtuari ka lëndime serioze tek gjymtyrët, dhe ka shpresa se do përmirësohet”, njoftoi për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj.
Ndërsa Arben Zenelaj, drejtori i Spitalit të Traumës, tha për ‘News 24’:

“Ndodhet në gjendje të vështirë për jetën, në gjendje serioze. Ndodhet në sallën e operacionit dhe po operohet. Situata e tij mbetet ende në vështirësi”.
Ndërkohë policia njoftoi se është lënduar edhe një kalimtar, shtetas italian. Ky i fundit ka marrë lëndime të lehta, vetëm gërvishtje.

Preng Gjinit, vëllai i Tonin Gjinit, i cili është vrarë një vit më parë më Rrëshen, po udhëtonte me një automjet tip ‘Benz A Class’ me targa AA903YG, në momentin kur shpërtheu në zonën e ‘Vasil Shantos’. Sipas raportimeve, automjetit i ishte vendosur lëndë plasëse e telekomanduar.