Lajme nga Bota

Video që poston Sharon Stone nga shpërthimi në Bejrut është tronditëse

Video që poston Sharon Stone nga shpërthimi në Bejrut

Qyteti i bukur i Bejrutit dje ishte kryefjala e medias botërore dhe rrjeteve sociale. Një shpërthim pranë portit, që ende nuk ka një qëndrim zyrtar pse mund të ketë ndodhur, aksident apo shpërbtim i qëllimshëm, shkaktoi jetë të humbura. Deri tani janë mbi 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ka pasur shumë video rreth shëprthimit, por një të tillë e xhiruar nga një banor të bën të shohësh më mirë sesi nisi dhe sa e fuqishme ishte rrezja e tij.


Presidenti Michel Aoun tha dje se 2 750 ton nitrat amoniumi, të përdorur në plehra dhe bomba, ishin ruajtur për gjashtë vjet në port pa masa sigurie, Aoun kërkoi një mbledhje qeverie urgjente.

Video që poston Sharon Stone nga shpërthimi në Bejrut

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por dyshohet se mund të kenë qenë punimet e saldimit në një nga vrimat e depove.