Aktualitet

Ushqime, ujë dhe ekipe mjekësore për shqiptarët që presin 3 ditë në Kakavijë

Ushqime, ujë dhe ekipe mjekësore për shqiptarët që

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka mbërritur në Kakavijë, ku shtetasit shqiptarë po hasen prej ditësh me një situatë kaotike dhe radhë të gjata për të kaluar kufirin. 

Në orët e pasdites shkuan automjetet e posaçme me 10.000 litra ujë dhe ekipe mjekësore e ambulanca për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar. Për normalizimin e situatës dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve gjithashtu ndodhen dhe efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura.

Në një deklaratë për mediat, Xhaçka tha se u dërguan ushqime, ujë, ekipe mjekësore dhe tualete të lëvizshme, në mënyrë që të sigurohen sa më shumë nevojat bazike për qytetarët e bllokuar.

“Kjo është një nga temat e bisedimeve shumë intensive që po zhvillojnë ministritë tona të Jashtme. Ajo që po bëjmë ne këtu përmes emergjencave civile dhe angazhimeve të qeverisë ti vijnë në ndihmë të gjithë qytetarëve me të gjitha nevojat që kanë për të mos i rrezikuar më tej. Ne do bëjmë maksimumin për ta lehtësuar këtë situatë. Po e theksoj jemi në bisedime shumë intensive edhe për të shtyrë orarin edhe për të rritur kapacitete. Kjo nuk është një situatë e vendosur vetëm për Shqipërinë”.

Ushqime, ujë dhe ekipe mjekësore për shqiptarët që

Kur do shkurtohet radha se kanë 3 ditë që presin, janë pa ngrënë?

Ministrja Xhaçka: Nuk e jap dot përgjigjen se kur do shkurtohet kjo radhë. Kjo nuk është një situatë e vendosur vetëm për Shqipërinë, por mund t'ju them që jemi dukem marrë të gjitha masat që rregullat që ata kanë vendosur jo t'i zhbëjmë por të bëjmë çfarë është e mundur që të shtojnë kapacitete dhe punojnë përtej orës së vendosur. Jemi këtu për të treguar vëmendjen maksimale të qytetarëve që kanë mbetur nga kjo anë e kufirit dhe jo nga ana tjetër. Është një situatë që për fat të keq që janë përballur jo vetëm vende jashtë BE por dhe vende të BE.

Shkak për radhët e gjata në pikën kufitare është bërë testimi për Covid-19 që u bëhet emigrantëve shqiptarë nga pala greke.

Nga ana tjetër Ministria e Jashtme njoftoi se është në bisedime me palën greke në mënyrë që kufiri të hapet edhe gjatë orarit të natës.

Lexo me shume: