Kronikë e zezë

Publikohet videoje e kapur nga dëshmitarët pak momente pas shpërthimit të makinës, Preng Gjini ndodhet i gjakosur brenda saj

Publikohet videoje e kapur nga dëshmitarët pak momente pas

Shënjestra e atentatit të sotëm, Preng Gjinit, vëllai i Tonin Gjinit, i cili është vrarë një vit më parë më Rrëshen, po udhëtonte me një automjet tip ‘Benz A Class’ me targa AA903YG, në momentin kur shpërtheu në zonën e ‘Vasil Shantos’. Sipas raportimeve, automjetit i ishte vendosur lëndë plasëse e telekomanduar, ndërsa ai ndodhej i vetëm brenda saj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 dhe kjo video është filmuar nga dëshmitarët pak momente pas shpërthimit të makinës, ndërsa dallohet i plagosuri i gjakosur që gjendet ende brenda saj.

I plagosuri ka marrë dëmtime të rënda në pjesë të rënda të trupit, por edhe lëndime në fytyrë, ndërkohë që po lufton për jetën në Spitalin e Traumës.