Video/ Mbyllet kufiri në Kakavijë! Rihapet nesër në 6 të mëngjesit

Përfundimisht, dogana në Kakavijë është mbyllur përgjatë natës. Ajo do të rihapet nesër në 6 të mëngjesit. Pala greke nuk ka ofruar njerëz shtesë për të çliruar trafikun dhe bërë të mundur kalimin e shqiptarëve që kanë tre ditë në radhë.
Në vendngjarje nga qeveria ka shkuar pasditë ministrja Xhaçka por megjithë përpjekjet nuk është arritur një marrëveshje me palën greke që të mos kishte mbyllje të shërbimit.
Deri në këto momente radha e makinave ka arritur deri në Jorgucat, shumë pranë kthesës së Sarandës, rreth 20 km.
“Tiranapost.al” kontaktoi më herët me telefon gazetarin e “Euronews Albania”, Renaldo Salianji, i cili ndodhet në vendngjarje dhe sqaroi çfarë ndodhte në të vërtetë atje.
Gazetari Renaldo Salianji na tha se, pala greke vijoi punën duke lejuar hyrjen në grupe prej 20 makinash deri rreth orës 23:00, ku i nënshtroheshin tamponit dhe kontrollit të dokumenteve të gjithë pasagjerët.
Një tjetër natë të cilën emigrantët shqiptarë do ta kalojnë në kufirin e Kakavijës, pavarësisht njoftimeve të Ministrisë së Jashtme se po negociatat me shtetin helen. Nga negociatat duket se nuk është arritur asgjë, pasi pala greke në orën 23:00, ashtu siç po vepron prej një jave, mbylli doganën, për ta hapur vetëm pas tetë orësh, në 6:00.