Aktualitet

Drama e shqiptarëve tre ditë pa ujë në radhë në kufirin e Kakavijës dhe pafuqia e shtetit shqiptar me Greqinë

Drama e shqiptarëve tre ditë pa ujë në radhë në

Vetëm pas tre ditësh kaos në doganën e Kakavijës erdhën reagimet me masat dhe veprimet e para të ndërmarra nga ministritë përkatëse: ajo e Jashtme, e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë. Ishin raportimet e mediave për situatën alarmante, pasi radha e automjeteve arriti deri në 20 km.

Aktualisht situata është kjo që shikoni në video, qytetarët vijojnë të presin në kushte të vështira pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve në ndihmë të tyre:

Janë 3800 makina me rreth 10 mijë persona që po përpiqen të kalojnë në Greqi. Emigrantët që jetojnë në Greqi kanë zgjedhur këto ditë për të kaluar kufirin pasi nga 16 gushti ata që do të kalojnë kufirin do të karatinohen për 7 ditë.

Nga ana tjetër shkak i radhëve të gjata është bërë kryerja e tamponit nga pala greke dhe mbyllja e kufiri prej një jave gjatë orëve të natës. Në orarin 22:00 – 6:00 askush nuk lejohet që të hyjë në Greqi përmes pikave kufitare të Shqipërisë.

Rrëfimet e shqiptarëve që presin prej tre ditësh në kufirin me Greqinë në pikën e Kalavijës, ishin trishtuese, pasi po qëndrojnë për tre ditë mes vapës, mungesës së ushqimit dhe pa kushtet minimale të higjienës. Ata shprehen se po jetojnë me molto dhe çmimet janë të shtrenjta aq sa shumica e qytetarëve nuk kanë as mundësinë të ushqehen.

Drama e shqiptarëve tre ditë pa ujë në radhë në

"Kemi 50 orë pa bukë e pa ujë, dhe qeveria ta marrë vesh"; “Mos më shkeltë më këmba kurrë në Shqipëri jo mua, por as fëmijëve të mi” - është ajo që deklarojnë shumë nga emigrantët.  

Në Shqipëri reagimi ka qenë më shumë se i ngathët. I pari ka reaguar ish-kreyministri Sali Berisha dhe Presienti Ilir Meta, me vonesë Lulzim Basha. Kryeministri Edi Rama nuk ka patur ende një reagim

Fillimisht ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj nuk u gjend për gazetarët sepse kishte telefonin e fikur.

Më pas Ministria e Jashtme njoftoi në një deklaratë për mediat se pas bisedimeve me palën greke është rritur numri i testimeve në 330 në orë. Përshpejtimi i kryerjes së tamponëve ndodhi sirezultat i shtimit të stafit mjekësor në kufi, që deri në orët e paradites, ishin vetëm dy mjekë grek për bërjen e tamponit ndaj mijëra udhëtarëve. Gjithashtu u njoftua se po vijojnë bisedimet për të ndryshuar vendimin e mbylljes së kufirit gjatë orarit të natës, që testimet të kryhen pa ndalim gjatë 24 orëve, njëkohësisht dhe kalimi i emigrantëve nga ana tjetër.

Ndërsa Ambasada greke në Tiranë njoftoi se qeveria e Mistotakis ka vendosur të shtyjë kufizimet për hyrjen e shqiptarëve në Greqi deri në datën 31 gusht. Kjo do të thotë që nuk do të ketë një numër të kufizuar të emigrantëve që duan të kalojnë kufirin, i cili ishte vendosur për 750 persona.

Në orët e pasdites shkuan automjetet e posaçme me 10.000 litra ujë dhe ekipe mjekësore e ambulanca për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar. Për normalizimin e situatës dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve gjithashtu ndodhen dhe efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura.

Drama e shqiptarëve tre ditë pa ujë në radhë në

Në Kakavijë shkoi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, për të takuar përfaqësues të pushtetit lokal dhe policisë.

Në një deklaratë për mediat, Xhaçka tha se u dërguan ushqime, ujë, ekipe mjekësore dhe tualete të lëvizshme, në mënyrë që të sigurohen sa më shumë nevojat bazike për qytetarët e bllokuar.

Ndërkohë, zv.ministri i jashtëm Agron Tare tha për Report Tv se ekipet greke tashmë e bëjnë tamponin vetëm me kampion për rastet e dyshuara me COVID, 1 në 10 makina për rastet e dyshuara. Sipas tij, ka negociata që deri me 17 gusht që kusht bëhet karantina 1 javore dhe testi i bërë vetë nga qytetarët me rezultatin negativ, të mund të hiqet tamponi në kufi.

Deri më tani nuk ka asnjë vendim nga pala greke pavarësisht negociatave që po bëhen sipas Ministrisë së Jashtme, ndërsa emigrantëve që ndodhen në kufi së shpejti hyjnë në ditën e 4 të pritjes.

Lexo më shumë: