Aktualitet

Danimarka vjen çuditshëm, mund të bëni seks në…

Një ambulacë është vendosur në shërbim të punonjësve të seksit në Kopenhagen, për të ndihmuar personat që ushtrojnë këtë profesion.

Michael Lodberg Olsen, një sipërmarrës social, ka thënë se këto ambulanca nuk janë ndryshe nga ato të zakonshmet mjekësore. Ato cilësohen si një hapësirë e sigurt për të shmangur dhunën dhe kërcënimet me të cilat ushtruesit e prostitucionit përballen gjatë gjithë kohës.

Kjo ambulancë, e quajtur ndryshe “Sexelance”, ka filluar të funksionojë që prej Nëntorit të 2016-ës dhe Michael është shprehur se njerëzit po familjarizohen me idenë.

sexelance

“Sexelance është pa pagesë, pasi prostitucioni në Danimark është lejuar që në 1999-ën, por ende është e jashtëligjshme për ato që ushtrojnë këtë profesion të marrin dhoma me qera ose të kërkojnë ndihmë për bizneset e tyre”, është shprehur Michael.

Ngjashëm me konceptin e “Sexelance”, ishte edhe “Fixelance”, një lloj tjetër ambulance e cila ishte një hapësirë për të gjithë ata që kishin varësi nga droga dhe do të kishin në dispozicion një mjek dhe infermiere, të pajisur me antidozat për mbidozën.

fixelance

Përveç dy skemave të ambulancave, Michael ka krijuar edhe një revistë të quajtur Illegal, e cila u publikua në Kopenhagen në 2013-ën. Kjo revistë prodhohej nga vullnetarë dhe shitej prej personave të varur nga droga , në mënyrë që ata të kishin paratë e tyre për të përballuar kurimin ose të mos kryenin krime për të gjetur lekët e drogës.