Mbi 10 mijë kuaj duke ecur nën shi. Spektakli i rrallë nga Kina
Tuesday 23 June 2026, 09:53
TiranaPost

Një spektakël i rrallë vjen nga rajoni i Xinjiangut, në veriperëndim të Kinës, ku më shumë se 10 mijë kuaj kanë përshkuar livadhet e gjera, të kthyer në baltë nga reshjet e shiut.
Pamjet nga ajri kanë fiksuar këtë marshim të jashtëzakonshëm, që shënoi hapjen e festivalit tradicional të kuajve "Heavenly Horse Festival", një ngjarje që çdo vit tërheq mijëra vizitorë në qarkun Zhaosu County.
I njohur si "toka e kuajve qiellorë", rajoni i Xinjiang ka një traditë të gjatë dhe prestigjioze në mbarështimin e kuajve, një trashëgimi që është përcjellë brez pas brezi. Pamjet e mijëra kuajve që vrapojnë së bashku mes shiut kanë mahnitur shikuesit dhe janë bërë virale në rrjetet sociale.