Aktualitet

32 mijë njerëz nënshkruajnë që shteti të paguajë shpenzimet për kurim të fëmijëve me sëmundje të rënda


Në KQZ këtë të hënë janë dorëzuar 32.128 firma qytetarësh të cilët kanë treguar mbështetje e tyre ndaj një projektligji që synon trajtimin shëndetësor të fëmijëve jashtë vendit.

Kjo nismë parashikon që shteti të marrë përsipër kostot e kurimit për sëmundjet e rënda që nuk mund të trajtohen në Shqipëri.

Firmat u depozituan nga nismëtarët, ndërsa tani mbetet pritet që projektligji t’i nënshtrohet procedurave parlamentare.