HOROSKOP

Binjakët

22–28 qershori sjell një javë ku komunikimi, sidomos me fëmijët apo të rinjtë në rrethin tuaj. Mund të lindin tensione për shkak të pritshmërive më të larta nga ana juaj ose për shkak të dëshirave të papritura e kapriçove të tyre. Kjo periudhë kërkon më shumë durim dhe fleksibilitet, në mënyrë që të shmangen konfliktet e panevojshme dhe të gjendet një gjuhë e përbashkët.

Në përgjithësi, kjo javë kërkon kujdes më të madh në mënyrën si veproni dhe si i gjykoni situatat. Kujdes me pritshmëritë joreale, sidomos kur nxitoheni për të realizuar diçka me çdo kusht. Në të kundërt, mund të krijoni vetë pengesa për veten, për shkak të ambicies së tepruar ose kushteve që ende nuk janë pjekur.

Mund të ketë edhe zhgënjime apo raste kur dikush nuk mban një premtim të dhënë. Njohjet e reja, sidomos me njerëz nga larg, mund të jenë interesante, por nuk është momenti për të ndërtuar pritshmëri të mëdha rreth tyre.

Për më të rinjtë, kjo është një javë e favorshme për arritje në shkollë apo në karrierë, me gjasa për ndihmë të vlefshme nga njerëz të afërt ose miq. Jeta sentimentale nuk sjell surpriza të mëdha, por mund të ketë shpenzime më të larta për të bërë përshtypje te partneri, çka më vonë mund të sjellë ndonjë vështirësi financiare ose keqkuptim. Në disa raste, mund të lindë edhe një konflikt familjar si pasojë e vendimeve të nxituara.

Për burrat, sidomos ata që udhëtojnë gjatë kësaj jave, mund të ketë ndjesi pakënaqësie ose zhgënjimi me rezultatet e arritura. Një vendim i rëndësishëm mund të lidhet me pasuri ose prona familjare. Megjithatë, java sjell edhe momente të vogla gëzimi, takime me të afërm ose miq dhe biseda që mund të ndikojnë në plane të përbashkëta. Mund të ketë edhe një diskutim të rëndësishëm me një burrë që nuk jeton pranë jush, por ka ndikim në jetën familjare.

Për gratë, java sjell surpriza në formën e lajmeve apo ngjarjeve që lidhen me të afërm apo miq. Mund të lindë nevoja për të sqaruar situata të paqarta, thashetheme ose veprime të dyshimta që nuk pasqyrojnë realitetin.

Gaforrja

Java 22–28 qershor do të jetë me përjetime të thella që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si veproni dhe si merrni vendime. Mund të shfaqen ëndrra të pazakonta ose intuitë e fortë, që reflekton një botë të brendshme më aktive dhe më të ndjeshme se zakonisht.

Kjo është një periudhë e favorshme për reflektim të sinqertë, biseda emocionale me njerëzit e afërt, si dhe për takime me një psikolog, mentor apo çdo figurë që ju ndihmon të kuptoni më qartë veten dhe situatat që po kaloni.

Në jetën sentimentale, disa ngjarje mund t’ju bëjnë të shihni më realisht marrëdhënien tuaj. Do të jeni më të vëmendshëm ndaj sjelljes së partnerit dhe ndaj asaj që ai ose ajo përpiqet të komunikojë, edhe përmes detajeve të vogla. Në disa raste, mund të lindë tension në një lidhje në distancë, sidomos kur partneri jeton në një qytet apo vend tjetër, duke sjellë ankth ose pasiguri.

Nga ana tjetër, java është e favorshme për udhëtime dhe për zgjerimin e kontakteve, si me njerëz të afërt ashtu edhe me ata që vijnë nga larg. Mund të ndodhë një udhëtim i papritur ose dikush mund t’ju befasojë me vizitën e tij.

Në marrëdhënien me fëmijët apo të rinjtë, do ta keni të vështirë të ushtroni kontroll apo ndikim të drejtpërdrejtë dhe në shumë raste do të kuptoni se është më mirë t`i lejoni gjërat të ndodhin natyrshëm.

Gjatë javës mund të përballeni edhe me një ndjesi paniku të përkohshëm lidhur me një lajm ose dokument që merrni, për shkak të paqartësisë së informacionit dhe dyshimeve që ai ngre. Kjo është një javë delikate edhe për çështje ligjore apo gjyqësore, veçanërisht nëse jeni të përfshirë drejtpërdrejt në një proces.

Për më të rinjtë, do të jetë e nevojshme të ndryshojnë qasjen në komunikim me miqtë apo bashkëmoshatarët, sepse situatat mund të mos lejojnë shumë zgjedhje të lira. Megjithatë, mbështetja ose një informacion i ardhur nga një djalë ose i ri mund të rezultojë i vlefshëm për shkollën apo karrierën. Një ngjarje në jetën e një vajze në rrethin familjar mund të sjellë takime dhe biseda.

Për burrat, java sjell takime dhe kontakte të dobishme, por edhe vizita të mundshme te një person i sëmurë ose në spital. Mund të merrni një ftesë për një takim apo mbledhje, ku pritet edhe nevoja për një dhuratë apo gjest simbolik. Pritshmëritë kryesore lidhen me përmbushjen e një premtimi ose një veprimi të rëndësishëm nga një burrë tjetër. Në fund, një ngjarje që prek një person të afërt do të ketë ndikim edhe në jetën tuaj personale.