
Një nga momentet më interesante në Bilbao BBK Live u shfaq në fund të koncertit të Robbie Williams, kur këngëtari britanik surprizoi publikun duke ftuar në skenë vajzën e tij, Teddy.
Babë e bijë interpretuan së bashku hitin legjendar "Angels", duke dhuruar një performancë që u prit me duartrokitje të gjata.
Përveç zërit të saj, Teddy tërhoqi vëmendjen edhe për ngjashmërinë e jashtëzakonshme me të atin. Shumë fansa komentuan në rrjetet sociale se ajo i ngjan Robbie Williams pothuajse në çdo tipar, nga buzëqeshja te mimika në skenë.
Videoja e këtij momenti është bërë shpejt virale, ndërsa fansat e kanë cilësuar si një nga performancat më të bukura dhe më personale të artistit në vitet e fundit.